Nëse bashkëpunëtorët apo kolegët ju ngrenë nervat më shumë se çdo gjë tjetër, ju nuk jeni të vetëm në këtë frustrim. Një studim nga Instituti Amerikan i Stesit gjeti se pikërisht dinamikat e ekipit ndikojnë drejtpërdrejt më shumë se 90% të asaj që na streson në punë.
Pakënaqësitë dhe mosmarrëveshjet marrin kaq shumë energji nga mendja dhe trupi ynë. Një në katër persona thanë se do të donin të ulërinin për këtë stres që u shkaktohet në punë. Mbingarkesa në punë, problemet e njerëzve dhe paaftësia jonë për të balancuar jetën tonë profesionale me atë personale janë ndër tre faktorët kryesorë të stresit.
Pse bashkëpunëtorët e kolegët ju stresojnë aq shumë?
Stresi që na shkaktojnë kolegët futet nën lëkurën tonë sepse na kujton që nuk kemi kontroll dhe autonomi në profesionin tonë. Ju nuk mund ta bëni një koleg dembel të punojë më shumë apo të ndalni lëkundjet e humorit të drejtuesit tuaj. Kur nuk mundemi të kemi kontroll në punë, ndihemi të pafuqishëm dhe për rrjedhojë kjo shkakton stres.
“Rritja e nivelit të stresit në punë, të vlerësuara nga perceptimi i të pasurit pak kontroll, por shumë kërkesë, kanë demonstruar se janë të lidhura me një frekuencë më të madhe të infarktit, hipertensionit dhe shqetësime të tjera”, – thuhet me shqetësim në raportin e Institutit Amerikan të Stresit.
Në “Happy Brain: Where Happiness Comes From”, Dean Burnett shkruan se ndjesia e kontrollit dhe aftësisë janë dy faktorët kryesorë që ju bëjnë të ndiheni të lumtur në punë. “Profesionet që ju privojnë nga autonomia me politika/rregulla strikte (kodi i veshjes, mikromenaxhimi etj.) dhe ju bëjnë vazhdimisht të vëmendshëm ndaj të tjerëve janë të pakëndshme dhe burim stresi”, shkruan ai.
*Monica Torres
Burimi: Ladders