Studimi / Pse drejtuesit i injorojnë idetë e punonjësve

15/04/2019 4:33 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Kur punonjësit ndajnë ide të reja dhe shfaqin shqetësimet apo problemet, kompanitë përtërihen dhe arrijnë rezultate më të mira. Shpesh, punonjësit janë të parët që përballen me problemet në “frontin e luftës”, për këtë arsye, ndihmesa e tyre mund t’i ndihmojë vërtet drejtuesit të marrin vendime.

Megjithatë, drejtuesit nuk i promovojnë gjithnjë idetë e tyre. Në fakt, ata mund edhe t’i injorojnë vazhdimisht shqetësimet e punonjësve dhe veprojnë në mënyrë të tillë që t’i shkurajojnë punonjësit që të flasin. Ky është një paradoks: pse drejtuesit nuk i inkurajojnë idetë dhe zërin e punonjësve të tyre kur kjo sjell avantazhe për ta dhe kompaninë e tyre?

Shumë studime të fundit mbi këtë temë tregojnë se shpesh, drejtuesit janë të bllokuar në mënyrën e tyre të të punuarit dhe identifikohen me status quo që kanë frikë të dëgjojnë ide të tjera të kundërta nga punonjësit e tyre. Në një artikull të fundit, të publikuar tek Organization Science, ne shfaqim një perspektivë alternative – ne tregojmë që drejtuesit shpesh dështojnë në krijimin e një kulture të hapur jo sepse ata përqendrohen vetëm te vetja apo kujdesen vetëm për egon dhe idetë e tyre, por sepse kompanitë i caktojnë në pozicione të pamundura. Ne kemi gjetur se drejtuesit duhet të përballen me dy pengesa të ndryshme.

Studimet tona

Ne kryem disa studime. Në njërin prej tyre, u kërkuam 160 studentëve të vepronin si drejtues në një eksperiment të sjelljes, ku u kërkuan të mbikëqyrnin punonjësve të kryenin një detyrë në mënyrë praktike. Ne manipuluam autonominë e tyre për të vepruar, duke u dhënë udhëzime të qarta se si do të kryenin detyrën e tyre.

Studentët, në cilësinë e drejtuesit, patën mundësinë që t’i pyesnin punonjësit për ide dhe opinionet e tyre. Ne vërtetuam se si ndikoi autonomia te mundësia që studentët-drejtues të kërkonin ide. Siç pritej, studentët-drejtues me pak autonomi kishin më pak mundësi të nxisnin punonjësit të flisnin dhe të jepnin ndonjë ide. Në fakt, pjesëmarrësit treguan se do t’i kushtonin 25% kohë më pak në diskutimin e çështjeve të punës me punonjësit e tyre krahasuar me ata që kishin më shumë autonomi.

Në një studim tjetër ne rekrutuam 424 të rritur të cilët punojnë online, për një eksperiment tjetër në lidhje me sjelljen.
Ne u kërkuam pjesëmarrësve të imagjinonin veten si një drejtues i cili ka mundësi të kërkojë input nga punonjësit ose të përmirësojë proceset e punës në ekip. Ne manipuluam situatën, duke e përshkruar situatën e tyre në punë me autonomi të madhe veprimi dhe influencë, ose një situatë ku ishin të kufizuar nga burokracitë e kompanisë. Këtu zbuluam se drejtuesit me pak autonomi kishin 30% më pak mundësi të kërkonin feedback nga punonjësit e tyre se sa ata me autonomi të madhe veprimi.

Ne po ashtu matëm edhe orientimin afatgjatë të drejtuesve dhe tendencën e tyre për t’i dhënë më shumë peshë rezultateve në afatgjatë se atyre në afat të shkurtër në momentin e marrjes së vendimeve.

Ne gjetëm se drejtuesit me më shumë autonomi, por pa një orientim të afat të gjatë, nuk ishin shumë të ndryshëm nga pjesa tjetër e drejtuesve me më pak autonomi – ishin më pak të prirë t’u jepnin mundësi punonjësve të shprehnin idetë e tyre. Drejtuesit u kërkuan mendimin punonjësve vetëm kur kishin autonomi dhe nxisnin suksesin në afat të gjatë të ekipit të tyre.

Në përfundim…

Në priremi t’ua hedhim fajin drejtuesve kur nuk arrijnë të krijojnë një kulturë komunikimi. Ne themi se egoja apo frika e tyre e ndryshimit i pengon ata të nxisin punonjësit të shprehin idetë. Por rezultatet tona tregojnë që është e paarsyeshme t’u kërkosh drejtuesve që të nxisin idetë apo mendimin nga punonjësit kur ata vetë nuk janë të autorizuar dhe u kërkohet të përqendrohen vetëm te rezultatet në afat të shkurtër.

Është e rëndësishme për kompanitë të analizojnë se në çfarë mase praktikat e tyre (për shembull mikromenaxhimi nga ana e drejtuesve të lartë) ndikon te autonomia e menaxherëve në punë.

Duke kultivuar vizione në afat të gjatë dhe duke u dhënë mundësinë drejtuesve të largohen nga nevojat e menjëhershme të punës, kjo gjë mund t’i ndihmojë ata të nxisin kreativitetin dhe inovacionin tek ekipi i tyre.

 

* Elad N. Sherf, *Subra Tangirala & *Vijaya Venkataramani
Burimi: Harvard Business Review

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of