Kamerat e celularëve nuk ekzistonin gjatë eklipsit të fundit diellor në vitin 1999, por tani miliona njerëz do të tundohen të bëjnë një fotografi të vetes gjatë ngjarjeve të ardhshme astronomike, të tilla si eklipset.
Kolegji i Optometrisë paralajmëron se të bësh fotografi duke përdorur mjete fotografike si telefona apo tabletë, mund të jetë aq e rrezikshme sa ta shikosh diellin në sy. Pra, rreziqet qëndrojnë në dëmtimin e retinës dhe shkaktimin e verbimit.
Edhe përdorimi i syzeve të diellit nuk i mbron sytë nga dëmi potencial, ndaj çdokush që përpiqet të bëjë një selfie këshillohet të përdorë syze me hije të posaçme, të cilat bllokojnë rrezet e rrezikshme dhe ndalojnë diellin të dëmtojë qendrën e retinës nga rrezatimi diellor.
“Për asnjë moment nuk duhet të shihet dielli qoftë me syze dielli, pajisje optike si kamera, dylbi apo teleskopë”,- paralajmërojnë ekspertët.
Fenomeni i eklipsit diellor, i cili nuk do të përsëritet deri në 2026, ka të ngjarë që të zhysë qytete të tëra në një bllokadë trafiku, për arsye edhe të orës që parashikohet të ndodhë.
“Ndryshe nga çdo eklips tjetër i madhësive të ndryshme, ky i tanishmi do të ndodhë pikërisht në orët kulmore, ndaj nuk është koha më e mirë e parë nga këndvështrimi i sigurisë”,- deklaroi Robin Scagell, zëvendëspresident i Shoqërisë së Astronomëve.
Burimi: The Telegraph