Sipas një kërkimi të kryer nga Akamai Technologies, 73 për qind e përdoruesve trishtohen kur shikojnë seriale televizive në streaming. Shkaku? Ngadalësimet
E keni parasysh atë ndjesinë kur tentoni të hapni një aplikacion, por kompjuteri nuk ju përgjigjet? Pjesa më e madhe e personave reagon me nervozizëm dhe frustrim ndaj këtij bllokimi.
Tani është shkenca, nëpërmjet një studimi, që arrin në përfundimin se kompjuteri me bllokime të vazhdueshme, i bën përdoruesit të palumtur.
Po flasim për të ashtuquajturën “Sindroma Clessidra” (ora me rërë).
Emri vjen nga simboli klasik i karikimit në kompjuter, ose më saktë, ikona me orën me rërë që rrotullohet. Nga ana teknike, kjo ikonë do të thotë që kompjuteri është duke memorizuar veprimet. Në anën praktike, kompjuteri po merr më shumë të dhëna se sa mund të paraqesë menjëherë. Dhe përdoruesit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të presë.
Sipas kërkuesve, karikimet për një kohë të gjatë dhe vonesat në pajisjet teknologjike me përdorim të përditshëm i bëjnë njerëzit më nervozë, të paduruar dhe mbi të gjitha, të palumtur.
Sipas studimit të realizuar nga kompania amerikane Akamai Technologies, që ka studiuar reagimet njerëzore në varësi të cilësisë së videos në kompjuterë ose laptopë, 73 për qind e personave që përdorin shërbime në streaming janë të mësuar tashmë me ngadalësimet dhe bllokimet e papritura.
Për shkak të këtyre problematikave, përdoruesit e intervistuar nga Akamai kanë regjistruar një rënie të lumturisë me 14 për qind.
8 për qind e tyre ka provuar edhe emocione negative si trishtimi dhe frustrimi, ndërsa 3 për qind ka përjetuar një rënie të përqendrimit aq të fortë sa që nuk kanë vazhduar ta shohin më videon pasi është bllokuar.
Si mund ta përmirësoni përvojën
Për të shmangur ngadalësimet ose bllokimet në kompjuter ju mund të instaloni programe të realizuar për këtë qëllim, për të shpejtuar kompjuterin gjatë streaming apo videogame. Për shembull programe si Avira System Speedup.
Për të bërë më të shpejtë kompjuterin mjafton që të klikoni në ikonën e programit për të bërë një pastrim të shpejtë të kompjuterit, në këtë mënyrë ju mund të shihni seritë e preferuara televizive pa shumë ndërprerje. Gjatë skanimit të parë, Speedup do të analizojë kompjuterin falë një serie algoritmesh, duke bërë një vlerësim në bazë të tri kategorive të ndryshme. Pasi të mbarojë analiza, programi do t’ju sugjerojë se çfarë gjërash të fshini dhe nuk ju mbetet gjë tjetër veçse t’i hapni rrugë optimizimit me një klik të thjeshtë të mouse.