Studimi/ Ushtrimi fizik në grup ul stresin me 26%

03/11/2017 10:41 AM 0 komente

Të frekuentosh palestrën është mjaft e vështirë sidomos kur jeni vetëm, pasi mund të keni mungesë motivimi, që sjell përtaci. Por stërvitjet në grup janë diçka krejt tjetër.

Një studim i ri ka gjetur se klasat e palestrës në grup, në të vërtetë mund të jetë ideale për ju.

Jo vetëm që ato janë më të këndshme, falë listave me këngë të përzgjedhura dhe instruktorëve energjikë, por stërvitjet e grupeve mund të përmirësojnë gjithashtu mirëqenien tonë mendore.
Botuar në Journal of the American Osteopathic Association, hulumtimi tregoi se të ushtruarit sport në grup mund të përmirësojë shëndetin tonë mendor, fizik dhe emocional.

Ndërsa mirëqenia fizike dhe emocionale u përmirësua me 25 dhe 26 për qind respektivisht nga ushtrimi i rregullt i grupit, shëndeti mendor u përmirësua me 13 për qind, citon studimi.

Shkencëtarët gjithashtu zbuluan se klasat e palestrës ulin nivelin e stresit me 26 për qind. Ky është zbulim mjaft interesant, shkruan “The Independent”.

Sidoqoftë, një hulumtim i mëtejshëm mund të jetë i nevojshëm në mënyrë që të konfirmohet lidhja mes stërvitjes së grupit dhe reduktimit të stresit.
Studimi 12-javor u krye në një kampion shumë të vogël dhe të veçantë: 69 studentë në Kolegjin Universitar të New England të Osteopathic Medicine.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz