Shtetet post-komuniste, pas 25 viteve të rënies së regjimit të tyre, kanë arritur rezultate të ndryshme në cilësinë e jetës së tyre.
Kështu thuhet në një studim të Simeon Djankovand Owen Hauck, pjesë e Peterson institute for International Economicst (PIIE) në SHBA.
Në grafik tregohet se Shtetet ish sovjetike kanë hapa më të ngadaltë në uljen e normës së vdekshmërisë foshnjore, krahasuar me Europën Lindore dhe shtetet ballkanike.
Këto të fundit, që përfshijnë shtete si Shqipëria, Bosnjadhe Herzegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia kanë performancë më të mirë në uljen e normës së vdekshmërisë foshnjore si rezultat e rritjes së cilësisë së jetesës, vetëm krahasuar me Turkmenistanin dhe të tjerë shtete të ish-republikës sovjetike si Armenia, Azerbaxhan, Bjellorusi, Gjeorgji, Kazakistan, Kirkizstan, Moldavi, Rusia, Taxhikistan, Ukraine, and Uzbekistan.
Performancën më të mirë e ka Sllovenia, e cila duke qenë edhe pjesë e Eurogrupit, ka shkallën e vdekshmërisë më të ulët.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.