NJE JAVE pandërprerje mot i keq dhe një muaj pa energji elektrike: në vitin 1998, Kanadaja u godit nga një prej stuhive të akullit më të dhunshme dhe shkatërruese në historinë e Amerikës së Veriut. Tani një studim zbulon se pasojat e atij dimri dramatik kanë mbetur në ADN-në e fëmijëve të cilët ishin në barkun e nënës në pritje për të lindur. Hulumtimi, i kryer që nga fillimi mbi gratë shtatzëna që ishin përballur me stresin e situatës dramatike, ka vënë në dukje vecoritw genetike mbi 36 fëmijë të studiuar, sikundër shpalos studimi i publikuar në Plos One.
Sipas psiko-biologes Lei Cao që ka koordinuar kolegët e Institutit universitar të shëndetit mendor Douglas dhe të universitetit McGill të Montrealit, cka e ka përcaktuar profilin epigenetic ka qënë veçanërisht numri i ditëve të jetuara pa energji elektrike gjatë stuhisë së akullit. Studimi, i quajtur ‘Projekti akull’, është lancuar vetëm pesë muaj pas stuhisë me regjistrimin e 150 familjeve në të cilat nëna ishte shtatzënë dhe vijon ende, me fëmijët adoleshente. Hulumtimi ka zbuluar brenda limfociteve T (qeliza të sistemit imunitar), një profil të veçantë të metilimit të ADN-së (modifikim epigenetic).
Ky studim është i pari që tregon se ekspozimi ndaj një stresi objektiv në gratë shtatzëna është shkak i ndryshimeve afatgjata në epigenin e fëmijëve të tyre. Megjithatë më pak të dukshme, janë efektet specifike mbi shëndetin.
Gjithsesi, ndryshimet në familjen e geneve që lidhen me imunitetin dhe metabolizmit të sheqernave të gjetura në fëmijë – tanimë adoleshentë- do të rrisnin rrezikun për të vuajtur nga astma, diabeti dhe obeziteti.