Substitute Phone, “smartphone” për të shëruar varësinë ndaj smartphone

30/11/2017 6:01 PM 0 komente

Duhet ta pranojmë, smartphone është bërë një instrument prej të cilit nuk ndahemi kurrë. Pas çdo tingulli apo vibrimi, gishtat prekin ekranin e smartphone për ta zhbllokuar dhe për të kontrolluar njoftimet dhe email-in.

Për të shmangur varësinë ndaj celularit, (“scroll” – lëvizje nga lart poshtë në ekran; “swipe” – nga e djathta në të majtë; “pinch” – afrimi ose largimi i gishtave për të zmadhuar ose për të zvogëluar një foto) një dizajner austriak ka shpikur dhe krijuar Substitute Phone, një smartphone fals. Që në të vërtetë ka vetëm formën e një celulari, por është një objekt plastik, i përbërë nga topa anti-stres, me të cilin mund të luajmë, që të shmangim të shikojmë çdo sekondë celularin, atë të vërtetin.

 

Pesë modele

Dizajneri austriak Klemens Schillinger ka realizuar pesë modele Substitute Phone, i përshtatur ndaj varësive të ndryshme. Topat anti stres, me gur Howlith, me ngjyrë të ngjashme si mermeri, janë të vendosura në mënyra të ndryshme duke imituar lëvizjet e vërteta mbi ekran. Janë të vendosur vertikalisht, horizontalisht (në dy pjesë të ndryshme të ekranit: poshtë dhe në qendër) dhe diagonalisht (edhe në këtë rast në dy variante).

I frymëzuar nga Umberto Eco

Substitute Phone u prezantua në fillim të tetorit në një panair të dizajnit në Vjenë. Këtu Klemens Schillinger i tregoi për herë të parë publikut smartphone anti-varësi, por pa e bërë të ditur çmimin e “telefonit”.

Prodhimi duhet të nisë në pranverë të vitit 2018, por në faqen e Schillinger nuk është e qartë se kur mund t’i kemi në dorë modelet. Për të krijuar këtë “telefon”, Schillinger është frymëzuar nga një dokumentar mbi Umberto Eco, ku ai tregonte se kishte tentuar të linte duhanin duke e zëvendësuar llullën me një llullë false, prej druri. “Më erdhën ndër mend ato imazhe dhe doja të riprodhoja të njëjtin koncept, për një objekt të përdorimit të përditshëm”, shpjegoi Schillinger.

Edhe llamba anti-varësi

Përveç Substitute Phone, Schillinger ka dizenjuar edhe një objekt tjetër që synon të na largojë nga pajisjet teknologjike për disa minuta. Llamba Offline ndizet vetëm kur smartphone futet në një kuti që është e lidhur me ushqyes elektrik. Nëse e hapim, llamba fiket.

Edhe në këtë rast, dizajneri kërkon që të na inkurajojë të mos e kemi në dorë gjithnjë celularin, për të na lënë më shumë kohë në aktivitete si leximi. “Kam punuar mbi konceptin e dhënies dhe marrjes – shpjegoi Schillinger. – Çdo herë që ia japim telefonin llambës, ajo na jep diçka tjetër – përqendrim më të madh dhe një moment larg ankthit të kontrollimit të njoftimeve”.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz