Suficiti i zhdukur i llogarisë korente të Kinës do të ndryshojë ekonominë botërore

16/06/2018 10:02 PM 0 komente

Edhe pse juani është disi i paqëndrueshëm, ai gjithashtu do të fillojë të rivalizojë dollarin

 

Jo shumë kohë më parë, Kina ishte një ndër fajtorët kryesorë në pabarazinë ekonomike globale. Nëse faji do t’i atribuohej juanit të nënvlerësuar apo njerëzve kursimtarë, kjo ishte më se e qartë në Kinë, shkruan The Economist. Ajo ishte duke shitur shumë jashtë vendit dhe duke blerë fare pak.

Referuar publikimit të disa të dhënave të fundit të publikuara, suficiti aktual i llogarisë së saj arriti në 10% të PBB-së në vitin 2007, shumë herë më lart se niveli që përgjithësisht shihet si i arsyeshëm. Në tremujorin e parë të vitit 2018, Kina shënoi një deficit të llogarisë korente, i parë që nga momenti kur ajo u bashkua me Organizatën Botërore të Tregtisë në vitin 2001. Ashtu si suficitet e saj të dikurshme kishin pasoja të mëdha në ekonominë globale, po të njëjtin ndikim ka edhe kjo lëvizje në krah të kundërt.

Kina vazhdon të eksportojë më shumë mallra, sesa importon, që shkojnë në një vlerë afërsisht prej rreth 500 miliardë dollarësh në vit. Pjesa e saj e eksporteve globale duket se ka arritur kulmin. Edhe deficiti i saj tregtar në shërbime po bëhet më i madh, kryesisht falë të gjithë turistëve që po largohen jashtë. Në fund, bilanci i llogarisë korente është diferenca midis investimeve të një vendi dhe kursimeve. Kur Kina kishte një suficit të lartë, kursimet e saj, në 50% të PBB-së, tejkaluan edhe investimet e saj kolosale.

Të dhënat mbi kursimet në Kinë janë të pakta. Por dihet se investimi ka rënë si pjesë e PBB-së. Niveli i kursimeve ka rënë ndjeshëm, duke reflektuar një rritje të madhe të konsumit. Ekonomia e saj është më e balancuar në krahasim me pak kohë më parë. Deficiti i llogarisë korente të Kinës në tremujorin e parë ishte i ekzagjeruar, pasi eksportet kanë tendencë të bien në fillim të vitit.

Ekziston mundësia që në muajt e ardhshëm, ajo të arrijë sërish në suficit. Por Ding Shuang nga Standard Chartered, një bankë e tregjeve në zhvillim, parashikon se suficiti do të jetë vetëm 1% e PBB gjatë këtij viti dhe 0.5% vitin e ardhshëm.

Për të qetësuar disi Presidentin Donald Trump, Kina do përpiqet të importojë më shumë nga Amerika dhe të paguajë më shumë për pronën intelektuale të huaj, thotë më tej z. Ding. Një rezultat i mundshëm është edhe se kursi i këmbimit do të bëhet më i paqëndrueshëm. Në vitet e fundit, rrjedhjet e kapitalit e kanë nënvlerësuar juanin, por suficiti i llogarisë korente e ka kundërshtuar këtë efekt.

Në varësi të lëvizjeve të tregtisë tremujore, mundësia e juanit që të rritet është thuajse e barabartë me mundësinë e tij për të rënë. Nëse deficitet aktuale të Kinës do të bëhen më të shpeshta, ajo do të duhet të përdorë asetet e huaja ose të huazojë më shumë nga jashtë, për të paguar për konsumin e saj brenda vendit. Nëse detyrimet e saj të jashtme, domethënë paratë që i detyrohen pjesës tjetër të botës rriten me shpejtësi, kjo mund të sinjalizojnë një dobësi më të madhe financiare.

Për aq kohë sa rritja është e moderuar, kjo mund të ndihmojë Kinën duke rritur profilin global të jenit. Kina mund të zgjedhë, për të financuar deficitin e saj, të shesë më shumë obligacione për investitorët e huaj. Por kjo nuk do të jetë e mjaftueshme për ta forcuar jeni globalisht. Investitorët do të kenë nevojë për më shumë besim në institucionet e Kinës.

Teknikisht të gjitha kushtet që jeni të dalë si një ndër rivalët kryesorë të dollarit amerikan janë të mundshme. Prandaj Amerika shpejt mund ta gjejë veten duke menduar për nivelin e ulët të jenit, si një pjesë që i takon tashmë së kaluarës.

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz