Nga xhamat antiplumb, pikturat e Pikasos dhe plazhet private, dhomat më të shtrenjta të hoteleve në botë, ofrojnë komoditete të jashtëzakonshme – por gjithë këto lukse mund të shijohen për plot 80,000 dollarë (68,290 euro) nata.
Revista Elite Traveler, ka publikuar sërish listën e saj të 100 suitave më të mira për vitin 2018, të cilat ndodhen në vende përrallore që tërheqin njerëzit më të pasur dhe më të famshëm në botë, George dhe Amal Clooney apo Mariah Carey.
Lista përfshin edhe dhjetë suitat më të shtrenjta të hoteleve në botë dhe kur t’i shihni ndoshta do t’ju prishet mendja për të kursyer dhe për të kaluar aty pushimet e ëndrrave tuaja.
Suita the Royal Penthouse në Hotelin President Wilson në Gjenevën e Zvicrës, është pa dyshim një nga dhomat më luksoze të hoteleve në botë. Ajo ka dritare sa faqja e murit me xham antiplumb dhe pamje nga mali Mont Blanc, apo edhe një buton alarmi në raste emergjencash – një arsye kjo pse tërheq si mysafirë krerë të ndryshëm shtetesh.
Ajo është gjithashtu dhoma e hotelit më e shtrenjtë në botë, rreth 80,000 dollarë (68,290 euro) nata.
10 suitat më të shtrenjta të hoteleve në botë janë:
1. Royal Penthouse Suite, President Wilson Hotel, Gjenevë
80,000 dollarë (68,290 euro)
2. Five-bedroom Terrace Suite, The Mark Hotel, Nju Jork
75,000 dollarë (64,021 euro)
3. Penthouse Suite, Grand Hyatt Cannes, Martinez
53,200 dollarë (45,412 euro)
4. Penthouse, Faena Hotel, Majami
50,000 dollarë (42,681 euro)
5. Hilltop Villa, Laucala Island, Fixhi
45,000 dollarë (38,413 euro)
6. Grand Riad, Hotel Mansour, Marrakesh
43,480 dollarë (37,115 euro)
7. Penthouse Suite, Hotel Cala Di Volpe, Sardenjë
41,177 dollarë (35,149 euro)
8. Royal Suite, The Plaza, SHBA
40,000 dollarë (34,145 euro)
9. Princess Grace Suite, Hotel De Paris, Monako
37,000 dollarë (31,584 euro)
10. Suite 5000, Mandarin Oriental New York, Nju Jork 36,000 dollarë (30,730 euro)
Burimi: Lonely Planet