Gjatë dy dekadave të fundit, një numër i lartë i sulmeve terroriste kanë goditur rajone të ndryshme, shpesh duke mos kursyer as destinacionet turistike. Qëllimi kryesor ka qenë goditja e turistëve ndërkombëtarë në vende ekzotike, por edhe në evente të rëndësishme, si: World Trade Center (11 shtatori), London Underground (metroja e Londrës) apo edhe sulmi në Madrid. Sulme të tilla ndikuan shumë amerikanë dhe europianë. E natyrisht, të gjitha këto kanë ndikuar në mënyrën sesi njerëzit udhëtojnë.
Kanë ndryshuar në lidhje me vigjilencën e njerëzve, por edhe me faktin se terrorizmi nuk njeh kufi dhe nuk mund të shmanget duke i qëndruar larg vendeve më shumë të targetuar, si trena apo autostrada. Në fakt, është më afër ‘derës’ sesa mund të mendoni.
Historitë e fundit kanë treguar se alarmet e vazhdueshme nuk kanë precedentë për qytetarët.
Që nga viti 2001, turizmi është ai që ka pasur ndikimin më të fortë. Egjipti dhe Tunizia, për shembull, janë destinacione të njohura për turistët ndërkombëtarë, megjithatë ato ende nuk janë fshirë si destinacione të preferuara.
Megjithatë, ekspertët thonë se këto ngjarje nuk i kanë bërë njerëzit që të heqin dorë nga udhëtimi apo nga sjelljet sociale.
Por, i gjithë fenomeni meriton të merret në analizë në dy nivele, atë makro dhe mikro.
Në aspektin makro, historia e 30 viteve të fundit ka mësuar se luftërat, krizat gjeopolitike, sulmet terroriste dhe fatkeqësitë natyrore nuk e kanë ndaluar kurrë fluksin e turistëve.
Rënia më domethënëse e turizmit u konstatua pas kolapsit të Lehman Brothers Bank.
Parashikimet e Organizatës Botërore të Turizmit dhe Udhëtimit bëjnë të ditur se nëse trendet nuk ndryshojnë atëherë deri në vitin 2030 numri i turistëve do të llogaritet në 2 miliardë.
Por, kjo nuk do të thotë se klima e terrorit nuk ka pasur ndikim. Turizmi, thonë ekspertët drejtohet nga disa ‘ efekte kompensimi’: nëse një sulm ndodh në një vend, njerëzit e shmangin atë dhe shkojnë në një vend tjetër më të sigurt.
Në nivelin mikro, gjërat ndryshojnë. Terrorizmi ka një ndikim më të fortë në performancën afatshkurtër, duke gjeneruar një efekt ‘ braktisje’, që ndikohet si nga vetë ngjarja, ashtu edhe nga media.
Vendet e Afrikës së Veriut janë shembulli më i mirë. Përpara
“Pranverës Arabe” vende si Egjipti kishin më shumë se 14 milionë turistë, shifër e cila në vitin 2014 zbriti në -32%. Po kështu edhe Tunizia e cila pati një rënie të turistëve në 12%.
Për të shmangur sulmet terroriste dhe ngjarjet e pakëndshme, udhëtarët europianë zgjodhën vende të vogla, të tilla si: Sevilja, Lisbona, por edhe destinacionet ekzotike, si Ishujt Karaibe, Mauritius dhe Maldive.
Franca, Turqia, Tunizia dhe Turqia patën rënie të ndjeshme të turistëve.
Historia gjatë dy dekadave të fundit ka treguar se njerëzit nuk ndalojnë së udhëtuari, por sjellja e tyre padyshim do të ndryshojë. Ata do të përqendrohen në destinacione më të sigurta që do t’i zgjedhin për të pushuar.
Do të ndryshojë edhe aksesi ndaj transportit, por edhe ndaj procedurave të thjeshta, si kontrolli doganor, ai i kalimit të kufijve, i orareve të hapjes së muzeve etj.
Sulmet terroriste 1997-2016
Nëntor 1997: Luxor, Egjipt
Shtator 2001: New York, SHBA
Tetor 2002: Bali Island, Indonezi
Mars 2004: Madrid, Spanjë
Tetor 2004: Taba, Egjipt
Prill 2005: Kairo Egjipt
Korrik 2005: Sharm-el-Sheikh, Egjipt
Korrik 2005: Londër
Prill 2006: Dahab, Egjipt
Shtator 2013: Nairobi, Kenia
Mars 2015: Tunizi, Tunisia
Qershor 2015: Sousse, Tunizi
Tetor 2015: Sharm-el-Sheikh, Egjipt
Nëntor 2015: Paris, Francë
Nëntor 2015: Bamako, Mali
Dhjetor 2015: Derbent, Dagestan (Rusi)
Janar 2016: Hurghada, Egjipt
Janar 2016: Stamboll, Turqi
Shkurt 2016: Ankara, Turqi
Mars 2016: Ankara, Turqi
Prill 2016: Stamboll Turqi
Maj 2016: Mynih, Gjermani
Qershor 2016: Stamboll Turqi
Korrik 2016: Ansbach, Gjermani
Gusht 2016: Elazig, Turqi
Shtator 2016: Nju Jork, New Jersey
Tetor 2016:Antalia, Turqi
Nëntor 2016: Diyarbakir, Turqi
Dhjetor 2016: Stamboll, Turqi
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.