Mazhorancë absolute për partinë e Emmanuel Macron-it, i cili fiton bindshëm në zgjedhjet e fundit. Fronti Kombëtar i Le Pen arrin të marrë vetëm 8 vende.
Ashtu siç pritej, Emmanuel Macron dhe partia e tij “En Marche!” kanë kryesuar në zgjedhjet e së dielës. Pasi morën l’Eliseo (presidencën), ata morën edhe mazhorancën absolute në Asamblenë Kombëtare (Parlamentin francez) me 350 deputetë.
Duket se kjo fitore i ka shkatërruar fare partitë e tjera. Mbahen ende në këmbë republikanët me 100 deputetë, të cilët ndiqen nga socialistët me 50, ndërsa Marine Le Pen e Frontit Kombëtar ka arritur të fitojë vetëm 8 deputetë dhe duket se do ta ketë shumë të vështirë formimin e grupit parlamentar për të cilin duhen gjithsej 15.
Si do të jetë i formuar Parlamenti francez
Një Parlament pothuajse i gjithi i ri, ku nga 577 vende, 246 janë deputete femra. Mosha mesatare e deputetëve në Parlament ka zbritur nga 55 vjeç në 48 vjeç.
Të gjashtë ministrat e propozuar e fituan mandatin e tyre. Ja si do të jetë organi legjislativ: Richard Ferrand (Transporti), Bruno Le Marie (Ekonomia), Christophe Castaner (Marrëdhëniet me Parlamentin), Marielle De Sarnez (Marrëdhëniet Europiane), Mounir Mahjoubi (Inovacioni) dhe Annick Girardin (Marrëdhëniet me Jashtë).
Pjesëmarrje e ulët, 56 për qind
Në këto votime ishte e dukshme pjesëmarrja shumë e ulët, një në dy francezë iu drejtua ditën e diel qendrës së votimeve. Pavarësisht kësaj, Macron, me aleatët e tij fitoi rreth 350 vende në Parlament, rreth 80 më shumë se ç’është e nevojshme për të pasur dorë të lirë në vendimmarrje. Por Emmanuel Macron nuk ka dhënë asnjë deklaratë për publikun pas kësaj fitoreje, por në vend të tij ka nxjerrë ministrin e tij të parë, Edouard Philippe, për të thënë fjalën e tij, ku ky i fundit u shpreh se fitorja ishte e qartë dhe se kjo fitore është forca për të cilën ai dhe partia e tij kishin nevojë.