Truri I bletëve të mjaltit përmban më pak se një milion neurone, më pak se një retinë njerëzore. Megjithatë, ajo është e vetmja specie përveç njeriut e aftë për të pasur si një pasqyrë të mjedisit rrethues, ashtu dhe për të dalluar detajet. Studim i udhëhequr nga Universiteti i Teknologjisë (RMIT) në Melburn, Australi, tregon se bleta mund të shohë, siç thonë ata, si pyllin ashtu dhe pemët, një aftësi për të cilën nuk mund të mburren as primatët. Hulumtimi ka ekzaminuar se si bletët përdorin shikimin në ambjente kompleksë natyralë për të marrë vendime. Kt kërkim synonte të kuptonte fiziologjinë krahasuese të vizionit dhe aplikimet e mundshme të dobishme që mund të shërbejnë në ndihmë të aktiviteteve njerëzore.
“Bletët janë një model kafshërore e efikasitetit të kostos dhe të kohës, që na mundësojmë të studiojmë se si procesohet informacioni në një tru në miniaturë, me më pak se 0.01% të numrit të qelizave të gjetura në trurin e njeriut ‘shkruan kreu i hulumtimit, shkencëtari Adrian Dyer në revistën Proceedings of the Royal Society B. Bletët përdorin një vision ultravjollcë, blu dhe të gjelbër, për të gjetur në mënyrë efikase lulet e dëshiruara në mjedise komplekse. Dhe rezultatet e kërkimit kanë aplikime të rëndësishme për inteligjencën artificial, shpjegon Dyer.
“Kjo është një mënyrë krejtësisht e re në të cilën truri mund të procesojë informacionet vizuale ‘, shton ai. Projekti ka hetuar se si informacionet e ngjyrave janë përpunuar nga bletët, dhe ka zhvilluar modele kompjuterike që mund të ofrojnë zgjidhje të reja për vizionin robotik. Modelet gjithashtu do të mundësojnë të studiohen efektet e faktorëve të mjedisit, të tilla si ndryshimet klimatike, se si bletët zgjedhin të vizitojnë disa lloje lulesh, kur bimët kanë ndikime të rëndësishme mjedisore dhe ekonomike, shpjegon shkencëtari.