Koncepti Yuntu mund të zhvillohet si seri vetëm në Kinë. Por teknologjia e tij hibride plug-in do të jetë paraardhëse e modeleve të markës me shtrirje ndërkombëtare
Na lejoni për një çast t’ju shpiem mbrapa skenës gjatë punës tonë. Me shënime personale, por plotësisht funksionale gjatë tregimit: marrja e informacioneve për modelin Jeep Yuntu nuk ishte aspak e lehtë.
Kjo sepse, edhe një kompani globale e tillë si grupi FCA, mund të rezervojë, gjatë vitit të bekuar 2017, të drejtën për të mos krijuar konfuzion (apo shpresa të rreme mes automobilistëve europian), duke mbajtur plotësisht të ndara aktivitetet e rajoneve të ndryshme operative. Kështu ndodhi me këtë model koncept, të prezantuar në Shangai, por në prag të mos lënies së asnjë gjurme në rrjetet e komunikacionit perëndimor. Megjithatë, shfaqja e interesit, duke përfshirë edhe një teknologji absolutisht të re për markën, nuk ka munguar.
I nënshkruar nga qendra e dizajnit në Auburn Hills, si të gjitha modelet e tjera të markës, modeli Yuntu, megjithatë, ka marrë formë si një përpjekje e përbashkët mes ekipit të projektimit të SHBA dhe Azi-Paqësorit: “Përfshirja”, shpjegojnë nga selia e Jeep, “nisi që nga faza fillestare e kërkimit dhe vazhdoi gjatë gjithë procesit, deri në materializimin e projektit”.
Qëllimi i kësaj pune me “katër duar”? – “Perceptimi sa më i mirë i shijeve të automobilistëve kinezë”. Brenda murit të blinduar që rrethon këtë prototip, ka diçka konkrete: në Kinë (ku tashmë Jeep prodhon modelet Renegade, Compass dhe Cherokee), modelet Suv nuk njohin ndalje dhe me modelin Yuntu, prodhuesi amerikan synon të realizojë “potencialin e përhapjes që marka ka brenda vendit dhe angazhimin që ka ndërmarrë për atë treg”. Me fjalë të tjera: ka tendencë në rritje dhe duhet kuptuar si të shfrytëzohet sa më mirë.
Pasi sqaruam faktin se e ardhmja tregtare e modelit Yuntu është e lidhur me një treg të vetëm, ka edhe një aspekt më gjithëpërfshirës në mesazhin e këtij koncepti: aspekti që lidhet me teknologjinë powertrain.
Modeli i prezantuar në Shangai, faktikisht, është i pari model hibrid plug-in në historinë e markës dhe që jo rastësisht u shfaq në Kinë: tregu kinez, i kthyer në mënyrë shumë të shpejtë në të parin në botë përsa i përket makinave elektrike, në sajë të një programi bujar e stimulues të qeverisë, është duke përgatitur përshpejtimin e mëtejshëm të legjislacionit për të nxitur përdorimin më të gjerë të modeleve me bateri.
Për këtë arsye, publiku, është bërë shumë i ndjeshëm ndaj çështjes. Yuntu, megjithatë, nuk shkon shumë përtej një zinxhiri kinematik ekologjik, pasi asnjë specifikim nuk është zyrtarizuar lidhur me kombinimin e njësive termike-elektrike. Duke e marrë të mirëqenë furnizimin me benzinë të motorit me djegie të brendshme, nuk kanë dalë informacione të tjera lidhur me vendosjen e motorit kryesor (tërthor apo gjatësor), numrin e njësive elektrike, autonominë në modalitetin zero emetime apo mundësinë e karikimit wireless.
I vetmi tregues, megjithatë i fshehtë, që mundëm të dimë nga koordinatorët e projektit në Michigan, është se “teknologjia plug-in është e pranishme brenda grupit”.Një referencë e qartë për këtë është Chrysler Pacifica, e cila përdor motorin 3.6 V6 Pentastar. Kohë për të vendosur ka ende: ashtu si ka parashikuar CEO Mike Manley, “debutimi i modelit hibrid plug-in tek Jeep do të ndodhë në vitin 2020”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.