Ministria e Financave raportoi shpenzime buxhetore 303,3 miliardë lekë në fund të 7-mujorit 2017 sipas të dhënave të publikuara në (http://www.financa.gov.al/ecuria-e-investimit-te-projekteve-2).
Sipas të dhënave nga ky link vetëm për nën zë (Orendi, Pajisje të ndr.) shpenzimet përllogariten 3 miliardë leke për periudhën 7 mujore ( shiko tabelën e mëposhtme).
Por ne tabelën e përgjithshme të shpenzimeve publike janë më shumë se 10 zëra, të tilla si (pajisje zyre orendi, blerje, pajisje dhe orendi, pajisje orendi, rikonstruksion zyre, pajisje zyre, rikonstruksion salle, mobilim salle, blerje mobilie zyrash, pajisje ku të gjitha së bashku i kalojnë 5 miliardë lekët. Në këto përllogaritje nuk janë përfshirë pagesat për blerjen e pajisjeve kompjuterike, elektronike dhe elektrike.
Shpenzimet për orendi dhe pajisje zyrash gjenden të klasifikuara edhe në zërin e shpenzimeve korente edhe të atyre kapitale. Shiko tabelën në linkun bashkëngjitur (http://www.financa.gov.al/ecuria-e-investimit-te-projekteve-2).
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.