Mijëra gjene që lidhen me pamjen e jashtme matur dhe përballur përmes algoritmeve me një bazë të dhënash prej 10 mijë personash. Një proces i përdorur për herë të parë në Karolinën e Jugut, raporton Neë York Times, për të nxjerrë identikitin e një të kërkuari në një rast vrasjes të dyfishtë. Në mungesë të dëshmitarëve, duket se bën punë vetëm pak ADN nga një i kërkuar për një krim për të fituar një portret sa më të ngjashëm.
Teknika për të shfrytëzuar ‘dëshmitarin gjenetik’ në rastin e Karolinës së Jugut është zhvilluar nga Parabon NanoLabs, një kompani private, në sajë të financimit nga Ministria e Mbrojtjes. Por tashmë ekzistojnë disa kompani që po punojnë në versionin e tyre.
Teknologjia e re, shpjegon një artikull në revistën Forensic Magazine, na lejon të kuptojmë përkatësinë etnike të prindërve, madje edhe kur ato janë të ndryshme, ngjyra e syve, flokëve dhe lëkurës, prania e shenjave si qykat dhe forma e fytyrës, me një saktësi e cila në disa raste mund të arrijë 95%. ‘Në vend që të gjejmë autorin e krimit’, thotë Ellen McRae Greytak, drejtor i kërkimeve në Parabon, ‘teknika është tepër e dobishme për të përjashtuar dhjetëra të dyshuar, nëse përdoret në fillim të një hetimi. Në Karolinën e Jugut ka kontribuar gjithsesi për ti siguruar drejtësisë vrasësin’.