Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ka prezantuar një identitet të ri vizual dhe një faqe zyrtare, që shënon fazën e ardhshme të zhvillimit të projektit, teksa vazhdojnë përgatitjet për ndërtimin e gazsjellësit me gjatësi 870 km.
TAP do të jetë një element i rëndësishëm i Korridorit Lindor të Gazit, strategjik për zinxhirin e vlerave të gazit, i cili do të transportojë gaz natyror nga Azerbaixhani në tregjet evropiane.
Identiteti i ri vizual i TAP përbëhet nga një logo e re dhe me ndriçim dhe një faqe zyrtare të sapoparaqitur. Kjo do të informojë komunitetet lokale në vendet transite të gazsjellësit në Greqi, Itali dhe Shqipëri, me informacion të detajuar, të përditësuar dhe të besueshëm për projektin.
TAP po vazhdon të bëjë progres në përgatitjet për ndërtimin e gazsjellësit, i cili pritet të fillojë në vitin 2016, me ndërtimin e rrugëve dhe urave në Shqipëri, të planifikuara për në vitin 2015.
TAP do të transportojë gaz natyror nga gjiganti Shah Deniz II nga Azerbaixhani në Europë.
Gazsjellësi me gjatësi 870 km do të lidhë Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP), që ndodhet pranë kufirit turko-grek në Kopi, do të kalojë Greqinë dhe Shqipërinë dhe detin Adriatik, para se të arrijë në brigjet e Italisë jugore.
TAP do të promovojë zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës në rrugën e gazsjellësit dhe do të jetë një burim për investimet.
/Shekulli
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.