Gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline ka arritur te vendosë në tokë rreth 47% të tubave si në Shqipëri ashtu dhe në Greqi. Sipas burimeve zyrtare të projektit TAP kjo vlerë mund të llogaritet në rreth 360 kilometra nga 765 kilometra që është e gjithë gjatësia e gjithë gazsjellësit.
Ndërsa vetëm pak kohë më parë përfundoi pastrimi i rrugës nga ku do të kalojë tubacioni në të dy këto vende.
TAP-i pas lidhjes me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin Turko-Grek, do të përshkojë Greqinë e Veriut, Shqipërinë, Detin Adriatik e më pas do të dalë edhe një herë në tokë në Italinë Jugore për t’u lidhur me rrjetin italian të gazit natyror.
Aktualisht projekti është në fazën e ndërtimit që ka nisur në vitin 2016.
Pasi të ndërtohet, TAP-i do të ofrojë rrugën e transportit më të drejtpërdrejtë, më logjike dhe më me efikasitet kostoje, duke hapur kështu Korridorin Jugor të Gazit, një sistem 4,000 km i gjatë me vlera gazifikimi që shtrihet nga Deti Kaspik e deri në Europë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.