Tarifat e investimeve-bankare ne Evropë, që po rriten më shpejt se në Azi dhe Amerikë, janë pozicionuar të arritijnë nivelin më të lartë në shtatë-vjet, teksa shitjet e borxhit dhe aksioneve dhe një ekonomi vitale në Mbretërinë e Bashkuar neutralizuan të ardhurat ‘apatike’ nga tregtia.
Të ardhurat nga realizimi i ‘shkrirjeve’, shitjet e aksioneve dhe obligacioneve dhe kredive në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë u rritën 30 për qind në 17.3 miliard dollarë për shtatë muajt që u mbyllën në korrik, krahasuar me periudhën e një viti më parë, sipas të dhënave të hartuara këtë muaj nga firma kërkimore me bazë në Neë York, Freeman&Co.
Tarifat janë në rrugën e duhur për tu rritur gati 35 për qind këtë vit dhe mund të tejkalojnë 30 miliard dollarë, vlerëson Freeman, me ritmet më të shpejta që nga 39.6 miliard dollarë grumbulluar në vitin 2007, teksa ‘shkrirjet’ dhe blerjet fituan ‘vrull’. Ofertat e aksioneve dhe obligacioneve dhe M&A kanë qenë pikat kyce për firmat e letrave me vlerë teksa të ardhurat fikse, mallrat dhe tregtimi i monedhës, njohur si FICC, janë ende problematik dhe nxisin bankat e tilla si Barclays Plc (Barc) dhe Credit Suisse Group AG (CSGN) të shkurtojnë personelin.
Përfituesit përfshijnë JPMorgan Chase& Co. (JPM) dhe Deutsche Bank AG, organizuesit kryesorë të shitjeve të aksioneve në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë këtë vit, sipas të dhënave të hartuara nga Bloomberg. Morgan Stanley (MS) dhe Goldman Sachs Group Inc. janë këshilltarët kryesorë të ‘shkrirjeve’ në Evropë këtë vit.