Linja ajrore me kosto të ulët Ëizz Air ka thënë se prania e saj e kufizuar në tregun kroat vjen si rezultat i kostove të larta në aeroportet e vendit. Duke folur për EX-YU Aviation Neës, shefi ekzekutiv i Ëizz Air, Jozsef Varadi, ka thënë se: ‘Kroacia është shumë e shtrenjtë. Nëse aeroporti i Zagrebit bëhet më i arsyeshëm, ne me siguri do e konsiderojnë atë aeroport si një mundësi për zgjerimin e rrjetit tonë, por nuk po ndodh ende kështu’.
Ëizz Air pezulloi operacionet në Zagreb në vitin 2011. ‘Megjithatë, ne i kemi vazhduar bisedimet me një sërëtë aeroportesh në të njëjtën kohë, kështu që shpresojmë se, në një moment, ne do mund të shkojmë atje [Kroaci].
Unë mendoj se tregu është i mirë’, tha zoti Varadi për EX-YU Aviation Neës teksa linja ajrore me kosto të ulët festoi ditëlindjen e saj të njëmbëdhjetë duke prezantuar markën e re.