E ardhura personale eshte nje matese e pershtatshme e potencialit te konsumit dhe kursimit personal. Efekti me i rendesishem qe rrjedh nga TAP eshte lidhja shume e ngushte ndermjet ketij potenciali me mundesine personale per te mbeshtetur dhe kontribuar ndaj shtetit. Ne kete lidhje ndikon padiskutim baza e gjere e ketij grupi tatimpaguesish.
Nese qeveria synon ne permiresimin e mireqenies se individeve te vet nepermjet ndryshimit te menyres se jeteses, zakoneve dhe traditave, ajo nuk mund ti beje keto ndryshime pa patur parasysh ndjeshmerine e individeve nga ligji i tatimit mbi te ardhurat personale. Eshte ky ligj, i cili nga njera ane duhet te jete kontribuesi me kryesor ne te ardhurat e qeverise dhe nga ana tjeter duhet te jete dhe promotorri i depolarizimit te te ardhurave ne shoqerine tone.
Pervoja nderkombetare per TAP tregon se nje percaktim i sakte i detyrimit dhe nje matje e kujdesshme e te ardhurave nga bizneset, profesionet dhe investimet personale eshte nje problem me shume te panjohura, delikat dhe mjaft i rendesishem per TAP. Por, administrata tatimore ka hasur veshtiresi ne vleresimin e te ardhurave prej bizneseve dhe investimeve, pasi nje pjese e konsiderueshme e transaksioneve behen ne rruge ilegale ne forme evazioni apo shmang’je fiskale.
Elemente me ndikim te taksimi, si: kostua per magazinat, amortizimet e aktiveve dhe raporti midis shpenzimeve te biznesit dhe atyre personale duhet te luajne nje rol qendror ne matjen e kujdesshme dhe korrekte te te ardhurave nga biznesi, profesionet dhe investimet. Bizneset individuale dhe bashkimet e profesionisteve jane zakonisht ndermarrje te vogla e te mesme dhe ky sektor ka rendesine kryesore ne ekonomine moderne te tregut, nisur nga kontributi i fuqishem ne zhvillimet e reja ekonomike, elasticitetin e veprimit dhe rritjen e kapacitetit per punesime te reja si efekt social.
Ne shqyrtimin dhe trajtimin tatimor te sipermarrjeve te tilla, administrata tatimore duhet te marre ne konsiderate shpenzimet dhe humbjet e mundshme te tyre, ne po te njejten menyre qe perpiqet te zvogeloje mundesite per shmang’je ndaj tatimeve dhe kryerjes se evazionit.
Teorikisht, zbritja 100% e vleres se investimeve te kryera, qe eshte realizuar nga individi, nga te ardhurat ekonomike te te njejtes periudhe (apo thene ndryshe zbatimi i nje sistemi amortizimi ekonomik) ndihmon ne moskrijim te shtremberimeve te tipit dhe formes se biznesit. Per sa kohe qe % e amortizimeve, sipas ligjit te tatimit mbi te ardhurat do te jene jo ne perputhje me interesat ekonomike te kohes, ato do te jene ndikuese direkte ne vendimet per investime, si vendase dhe te huaja.
P.sh., nese do te mbajme % amortizimi te ulta ose shume te ulta, kjo do te conte ne tendencen per te perdorur gjeresisht makineri, paisje e teknologji te perdorura dhe do t’i jepte zhvillim me te madh shitjes me shumice, ne vend te prodhimit, bizneseve te vogla dhe sipermarrjeve qe perdorin teknologji te perdorur per te prodhuar mallra.
Tatimi i te ardhurave mbi investimet e individeve eshte ceshtja me e rendesishme por dhe me e diskutueshme ne TAP. Tatimi i te ardhurave nga investimet e individeve e ben TAP te ngjashem me tatimin mbi kapitalin. Ne shume vende ky lloj tatimi trajtohet vecmas, duke patur parasysh efektin e tij ne shumen dhe strukturen e investimeve ne vend. Ne praktike ky trajtim i vecante vjen nga fakti se tatimi i te ardhurave nga investimet kerkon nje treg te zhvilluar sigurimesh, pronash te patundshme dhe kembimi valutor. Por gjithashtu duhet dhe nje burse aksionesh dhe pjesmarrje masive ne kete treg aksionesh.
Ne gjithe vendet industrialiste, ku te gjitha palet kane nje pjesemarrje te vazhdueshme ne tregjet e kuotuara, vleresimi vjetor i fitimit nga investimet nuk eshte problem. Tatimi i ketyre te ardhurave i lidhur me tregun e kembimit valutor dhe ate te sigurimeve krijon nje qark te mbyllur midis te ardhurave qeveritare dhe atyre prej tregut financiar.
Kjo do ta ndihmonte dhe shtetin te rregullonte dhe te mbikqyrte tregjet financiare me mjaft eficence duke ushtruar presion spekulimeve ne keto tregje. Dhe keto tregje natyrshem do te pasqyronin me mire realitetet ekonomike.
Ne te ardhmen, per te qene nje TAP sa me i qendrueshem, me nje perfeksionim ne rritje te rolitte reformimit fiskal, ai duhet te jete objektivi qendror i politikes ekonomike te shtetit tone.
Por, nje reformim fiskal i tille kushtezohet nga kerkesa te tilla ne unison, si:
• Oferta publike. Duhet te behen gjithe perpjekjet qe te ndryshoje filozofia ekonomike dhe ambjenti ekonomik, ku oferta publike te ndihmoje ne zvogelimin e barres fiskale dhe rregullimin e shpenzimeve publike (si ne shume dhe ne strukture). Ne kete aspekt duhet shfrytezuar dhe ndihma nderkombetare.
• Vullneti politik. Nuk ka rruge tjeter per suksesin e reformimit fiskal nese lideret politike me te fuqishem te vendit ( si ne parlament dhe ne qeveri) nuk do te jene mbeshtetesit dhe avokatet e tij. Kjo ka te beje dhe me konsensusin qe duhet te kene lideret e politikes per reformimin fiskal si brenda qeverise dhe midis qeverise dhe parlamentit, pasi nuk do te kishte efekt nese cdo fushate elektorale do te kishte programe partiake, qe prekin thelbin e politikave fiskale.
• Momenti i duhur. Ndertimi i nje politike te reformimit tatimor duhet te gjeje dhe kohen e vet kur duhet te jete gati te dale ne publik. Eshte e rendesishme per reformimin fiskal qe propozimet ne forme “paketash fiskale” te pasqrojne kerkesat e individit dhe te kene gjetur mbeshtetje politike te nevojshme per te patur suksesin qe eshte planifikuar.
• Pregatitja serioze. Tatimet jane nje zone shume komplekse, nisur nga efektet ekonomike e shoqerore qe sjellin. Autoritetet duhet te kene hartuar drafte paraprake te studiuar mire, qe t’i detyrojne dhe politikanet t’i mbrojne ato sipas programeve te tyre. Pastaj jane praktikat e biznesit qe pasqyrojne sistemin fiskal ne realitet dhe shnderrojne privilegjet fiskale dhe perjashtimet qe perfitojne ne investime kapitale dhe vlera monetare. Keshtu, roli i administrates ne pregatitjen e mire te drafteve per reformimin fiskal do te conin ne fitime kapitale apo humbje, qe kane kostot e tyre respektive politike, ekonomike e shoqerore.
• Publiciteti. Reformimi fiskal kerkon gjithashtu dhe nje mbeshtetje te madhe publikuese e propaganduese. Qeveria duhet te tregoje aftesite e saj reklamuese per te bindur individin per synimet e politikave fiskale te saj. Ne kete menyre do te uleshin shpenzimet direkte dhe indirekte administrative dhe komunitetit i biznesit qe eshte sqaruar ne vazhdimesi do t’a kete me te qarte maredhenien e tij me administraten dhe orientimin e pozicionimin ne jeten ekonomike te vendit. Seminaret, konferencat, programet radio-televizive dhe shperndarja e materialeve edukuese e informuese do te ndihmonte ne bashkepunimin dhe realizimin sipas objektivave te hapave reformues ne tatime.
Cdo reformim tatimor duhet te prezantoje ne menyre te qarte se cdo forme tatimi, sidomos tatimi mbi te ardhurat personale kerkon nje pershtatje te rregullave te pergjithshme te tij me kushtet ekonomiko-shoqerore shqiptare. Edhe legjislacioni tatimor duhet te pershtatet pervit per t’u kompletuar ne percaktimet e tij, qe permbajne brenda kompromiset ndermjet partive politike, ndermjet politikaneve dhe individeve (zgjedhesve), ndermjet teorise dhe realitetit ekonomik e shoqeror.
/Nga: ALTAX
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.