Tatimet, 9 dokumentet që biznesi mund t’i marrë online

03/12/2017 10:10 AM 0 komente

Tashmë 26 dokumente mund të shkarkohen online nga e-albania me vulë dixhitale, 9 prej të cilëve i përkasin Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Sipas tatimeve, bizneset mund ëtë kursejnë kohë, duke u regjistruar në portalin qeveritar e-albania.al. Edhe nëse paraqiteni pranë sporteleve shtetërore, nuk jeni të detyruar të keni me vete këto dokumente pasi ato mund të merren direkt nga punonjësit e institucioneve shtetërore.

Ndër dokumentet , që biznesi tashmë mund t’I marrë onlinë janë: Vërtetim për pagimin e kontributeve nga subjekti; Vërtetim për përgjegjësitë tatimore;Vërtetim për pagimin e kontributeve për individin; Vërtetim për regjistrim të investitorit; Vërtetim për pagim detyrimesh; Vërtetim statusi (aktiv, pasiv përfshirë datën); Vërtetim xhiro për 3 vitet e fundit; Dhënie e informacionit koordinativ për çdo pasuri të paluajtshme;    Lëshim vërtetimesh (negativ/pozitiv).

Ndërsa të gjithë dokumentet elektronike që individët dhe bizneset mund të printojnë me vulë në e-albania janë:

Dokumentet elektronike:

–    Vërtetim pensioni

–  Karta e shëndetit

-Dhënie e informacionit koordinativ për çdo pasuri të paluajtshme

-Informacion zyrtar i pasurisë për individët dhe institucionet

-Konsultim i kartelës së pasurisë së paluajtshme

-Lëshim kopje kartele të pasurisë

-Lëshim kopje të fragmentit të hartës kadastrale

-Lëshim vërtetim pronësie

-Lëshim vërtetimesh (negativ/pozitiv)

-Verifikimi online i gjendjes juridike të pronësisë dhe të dhënave të tjera të pasurisë së paluajtshme

-Kopje te vërtetuara të dokumenteve tekniko-ligjore, në të cilat bazohet Regjistri i Pasurive të Paluajtshme / faqe

-Certifikatë familjare

-Certifikatë personale

-Certifikatë nga akti i vdekjes

-Certifikatë nga akti i martesës

-Certifikatë nga akti i lindjes

-Konfirmim për gjendjen aktive të mjetit

-Autorizim për rifitimin e lejes së drejtimit

-Vërtetim për lejen e drejtimit

-Vërtetim për pagimin e kontributeve nga subjekti

-Vërtetim për përgjegjësitë tatimore

-Vërtetim për pagimin e kontributeve për individin

-Vërtetim për regjistrim të investitorit

-Vërtetim për pagim detyrimesh

-Vërtetim statusi (aktiv, pasiv përfshirë datën)

-Vërtetim xhiro për 3 vitet e fundit

 

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz