Tashmë 26 dokumente mund të shkarkohen online nga e-albania me vulë dixhitale, 9 prej të cilëve i përkasin Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Sipas tatimeve, bizneset mund ëtë kursejnë kohë, duke u regjistruar në portalin qeveritar e-albania.al. Edhe nëse paraqiteni pranë sporteleve shtetërore, nuk jeni të detyruar të keni me vete këto dokumente pasi ato mund të merren direkt nga punonjësit e institucioneve shtetërore.
Ndër dokumentet , që biznesi tashmë mund t’I marrë onlinë janë: Vërtetim për pagimin e kontributeve nga subjekti; Vërtetim për përgjegjësitë tatimore;Vërtetim për pagimin e kontributeve për individin; Vërtetim për regjistrim të investitorit; Vërtetim për pagim detyrimesh; Vërtetim statusi (aktiv, pasiv përfshirë datën); Vërtetim xhiro për 3 vitet e fundit; Dhënie e informacionit koordinativ për çdo pasuri të paluajtshme; Lëshim vërtetimesh (negativ/pozitiv).
Ndërsa të gjithë dokumentet elektronike që individët dhe bizneset mund të printojnë me vulë në e-albania janë:
Dokumentet elektronike:
– Vërtetim pensioni
– Karta e shëndetit
-Dhënie e informacionit koordinativ për çdo pasuri të paluajtshme
-Informacion zyrtar i pasurisë për individët dhe institucionet
-Konsultim i kartelës së pasurisë së paluajtshme
-Lëshim kopje kartele të pasurisë
-Lëshim kopje të fragmentit të hartës kadastrale
-Lëshim vërtetim pronësie
-Lëshim vërtetimesh (negativ/pozitiv)
-Verifikimi online i gjendjes juridike të pronësisë dhe të dhënave të tjera të pasurisë së paluajtshme
-Kopje te vërtetuara të dokumenteve tekniko-ligjore, në të cilat bazohet Regjistri i Pasurive të Paluajtshme / faqe
-Certifikatë familjare
-Certifikatë personale
-Certifikatë nga akti i vdekjes
-Certifikatë nga akti i martesës
-Certifikatë nga akti i lindjes
-Konfirmim për gjendjen aktive të mjetit
-Autorizim për rifitimin e lejes së drejtimit
-Vërtetim për lejen e drejtimit
-Vërtetim për pagimin e kontributeve nga subjekti
-Vërtetim për përgjegjësitë tatimore
-Vërtetim për pagimin e kontributeve për individin
-Vërtetim për regjistrim të investitorit
-Vërtetim për pagim detyrimesh
-Vërtetim statusi (aktiv, pasiv përfshirë datën)
-Vërtetim xhiro për 3 vitet e fundit
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.