Tatimet kanë raportuar në një material të fundit se përmbushja vullnetare e tatimpaguesve është në nivel të lartë.
Sipas shifrave të deklaruara, 96.4% është niveli i përmbushjes në rang kombëtar për deklarimin në kohë të TVSH-së.
Ndërsa për pagesën në kohë të TVSH-së niveli i përmbushjes në të gjithë vendin është 97.4%.
Pak më i ulët, në 96% është niveli i përmbushjes në rang kombëtar të deklarimit të listëpagesave në kohë nga tatimpaguesit.
Kur vjen puna te pagesa e listpagesave, niveli i përmbushjes është 95.8%, raportojnë tatimet.
Tatimet kujtojnë se përmbushja e detyrimeve ligjore minimizon riskun e penalizimit. Sipas tyre, ndërgjegjësimi i tatimpaguesve për të rritur përmbushjen tatimore është i rëndësishëm, po ashtu për të ndërtuar një raport të bazuar te besimi dhe transparenca.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.