Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i kujton tatimpaguesve se data 20 dhjetor është afati i fundit i pagesës së këstit të Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin për periudhën tetor – nëntor – dhjetor 2018. Kjo bazuar në nenin 15 të ligjit nr.9632 dt.30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar.
Këtij detyrimi i nënshtrohen të gjithë tatimpaguesit që kanë përgjegjësinë e Tatimit të Thjeshtuar mbi Fitimin. Sipas dispozitave ligjore, detyrimin e pagesës e kanë tatimpaguesit me xhiro nga 5-8 milionë lekë. Pagesa realizohet përmes sistemit bankar me anë të udhër-pagesës.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, përmes një njoftimi të mëparshëm, i ka bërë thirrje tatimpaguesve gjithashtu edhe për përmbushjen e afatit të dorëzimit të inventarit analitik, deri në fund të vitit. Si dhe, gjithashtu, bizneset duhet të jenë në gaditshmëri për të qenë pjesë e një kontrolli nga stafi i DPT, sa i përket saktësisë së këtij inventari.
Në fund, Administrata Tatimore mbetet e angazhuar të informojë me korrektësi tatimpaguesit mbi të drejtat dhe detyrat dhe i nxit ata që të përmbushin në mënyrë vullnetare detyrimet tatimore.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.