Tatimet: deklaroni tatim fitimin për 2016-2017, edhe me zero, ose ju bëjmë vlerësim automatik

17/05/2018 1:51 PM 0 komente

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bazuar në nenin 71/1 të ligjit “Për Procedurat Tatimore” dëshiron t’u tërheqë vëmendjen tatimpaguesve mosdeklarues për Tatimin mbi Fitimin për vitin 2016 dhe 2017, për përmbushjen e detyrimeve të tyre.

Për tatimpaguesit mosdeklarues, sipas procedurave të përcaktuara, sistemi bën vlerësime automatike nga zyra të detyrimit tatimor. Njoftim – vlerësimi, i lëshuar pas vlerësimit automatik nga zyra, për tatimpaguesit mosdeklarues nuk mund të apelohet. Tatimpaguesit, të cilët nuk janë dakord me këtë njoftim vlerësimi, mund të paraqesin deklaratën e tyre tatimore, e cila anulon tërësisht vlerësimin tatimor nga zyra.

Nga të dhënat që disponon DPT, rezulton se janë 3,871 tatimpagues të cilët ende nuk kanë dorëzuar deklaratën e tyre të Tatimit mbi Fitimin të vitit 2016, ndërsa për vitin 2017 jane 1,528 tatimpagues.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve iu bën thirrje të gjithë tatimpaguesve, të cilët nuk kanë dorëzuar këtë deklaratë edhe pas rivlerësimit automatik për vitet 2016 – 2017, të përmbushin këtë detyrim, qoftë me zero për ata që gjatë këtyre viteve nuk kanë pasur aktivitet ose mund të kenë qenë me statusin pasiv, si dhe për ata të cilët kanë qenë aktivë dhe kanë kryer aktivitet. Këta të fundit duhet të bëjnë dorëzimin e deklaratave normale.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz