Tatimet dhe AMF, inspektime të përbashkëta tek sigurimet dhe të tjerat

12/09/2017 10:01 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të ushtrojnë kontrolle të përbashkëta pranë kompanive të sigurimit si dhe subjekteve të tjera nën mbikëqyrje. Po kështu, të dy institucionet do të shkëmbejnë informacion në funksion në mënyrë të koordinuar.

Të gjitha këto sanksionohen në një marrëveshje të re bashkëpunimi të nënshkruar mes AMF dhe Tatimeve ditën e hënë (11 shtator) duke vendosur si fokus kontrollin e shpenzimeve të kompanive, policat e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit, si dhe ligjshmërinë e veprimtarisë së subjekteve nën mbikëqyrjen e AMF-së

Njoftimi i plotë i AMF

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare nënshkroi më datë 11 shtator 2017, Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve “Inspektimet e përbashkëta në shoqëritë e sigurimeve dhe subjektet e tjera në mbikëqyrje të AMF-së dhe shkëmbimin e informacionit”.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje shërben si bazë bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve, me qëllim kryerjen e inspektimeve të përbashkëta midis Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, sipas afateve dhe rregullave procedurale në fuqi për kontrollin, si dhe shkëmbimin e informacioneve në funksion të këtyre inspektimeve.

Objekt i inspektimeve të përbashkëta do të jenë zbatimi i dispozitave ligjore e nënligjore në fuqi që rregullojnë veprimtarinë e tregjeve financiare në mbikëqyrje, ligjshmëria e kryerjes së shpenzimeve nga ana e shoqërive të sigurimeve, policat e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit, si edhe ligjshmëria e veprimtarisë së subjekteve nën mbikëqyrjen e AMF-së.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz