Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në relacionin e projektbuxhetit të rishikuar 2013, të ardhurat nga tatimet dhe doganat për vitin 2013 parashikohet të arrijnë nivelin e 220.1 miliard lekë, me një rënie vjetore 5.4 përqind. Krahasuar me buxhetin fillestar të viti 2013, ky parashikim i të ardhurave nga tatimet e doganat konsiston në një reduktim prej rreth 35.1 miliard lekë.
Ky reduktim vjen si nga ulja e disa taksave, ashtu dhe mujorit të parë të këtij viti, me efekt në katër muajt e mbetur të vitit 2013 dhe konkretisht:
• efekti i uljes së taksës së makinave i vlerësuar rreth 650 milion lekë për 4 muajt e mbetur (përfshirë tek vlerësimet e taksave nacionale) dhe efekti i përjashtimit nga tatimi mbi të ardhurat personale i pagave në dhe nën 30 mijë lekë/muaj, i vlerësuar rreth 800 milion lekë për 4 muajt e mbetur (tek taksa mbi të ardhurat personale) .
Të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar pritet të realizohen në masën 107.95 miliard lekë, ose -20.3 miliard lekë nga buxheti fillestar ose -7.4 përqind në krahasim me vitin 2012;
Të ardhurat nga Tatimi mbi Fitimin pritet të realizohen në masën 15.2 miliard lekë ose -2.5 miliard lekë nga buxheti fillestar ose -9.8 përqind në krahasim me vitin 2012;
Të ardhurat nga akciza pritet të realizohen në masën 35 miliard lekë ose -7.5 miliard lekë nga buxheti fillestar ose -3.8 përqind në krahasim me vitin 2012;
Të ardhurat nga Tatimi mbi të Ardhurat Personale pritet të realizohen në masën 30.3 miliard lekë ose 962 milion lekë më shumë se buxheti fillestar ose 8.2 përqind më shumë se viti 2012;
Të ardhurat nga Taksat Nacionale dhe të Tjera pritet të realizohen në masën 26.2 miliard lekë ose -5 miliard lekë nga buxheti fillestar ose -8.8 përqind në krahasim me vitin 2012;
Të ardhurat nga Taksa Doganore pritet të realizohen në shumën 5.5 miliard lekë ose -794 milion lekë nga buxheti fillestar ose -10.4 përqind në krahasim me vitin 2012.
• “Të ardhurat nga fondet speciale”, të cilat përfshijnë kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe të ardhurat për kompensimin e pronarëve, parashikohet të arrijnë nivelin e 60 miliard lekë, me një rritje prej rreth 4.5 përqind krahasuar me një vit më parë. Krahasuar me buxhetin fillestar, ky parashikim konsiston në një reduktim prej rreth 937 milion lekë.
• “Të ardhurat nga pushteti vendor” parashikohet të arrijnë nivelin 9.8 miliard lekë (rënie vjetore me 9.5 përqind) ose me një reduktim prej rreth 2.2 miliard lekë krahasuar me buxhetin fillestar.
• “Të ardhurat jo-tatimore” parashikohet të arrijnë nivelin 24.1 miliard lekë (rritja vjetore me 0.7 përqind) ose me një rritje prej 3.6 miliard lekë krahasur me buxhetin fillestar.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.