Tatimet forcojnë kontrollet në terren, gjoba e bllokime ndaj bizneseve

12/03/2018 2:40 PM 0 komente

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se  mbetet e angazhuar në luftën për parandalimin dhe goditjen e informalitetit. Në zbatim të Planit Operacional, për periudhën 5 shkurt – 11 mars 2018, Drejtoria e Hetimit Tatimor ka kontrolluar më shumë se 4,143 tatimpagues, nga të cilët 1,295 u penalizuan për shkelje të legjislacionit tatimor, ndërsa rreth 20%  e tyre u penalizuan pasi nuk dispononin mallra të shoqëruara nga dokumentacioni tatimor.

Numri total i subjekteve të bllokuara në këtë periudhë ishte 63, nga të cilat 50 si subjekte të paregjistruara dhe 13 për moslëshim kuponi tatimor (rasti i dytë).

Gjatë fundjavës së kaluar, Drejtoria e Hetimit Tatimor angazhoi strukturat në varësi të saj për kontrolle në territor. U realizuan 299 kontrolle dhe u evidentuan 126 shkelje ose 42%  e tatimpaguesve u gjobitën.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se zbatimi i këtij plani operacional do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit dhe do të përqendrohet në verifikimin e subjekteve për :

 

  • Verifikimin për dokumentimin me faturë tatimore të mallrave që përdoren, ruhen apo transportohen.
  • Regjistrimi i subjekteve tregtare në QKB dhe në organin tatimor.
  • Instalimi, përdorimi i pajisjeve fiskale dhe lëshimin e kuponit tatimor.
  • Verifikimin dhe deklarimin e punonjësve në organet tatimore.
  • Kontroll për dokumentimin e pronësisë së ambjentit të ushtrimit të aktivitetit dhe të mjetit të transportit.
  • Të tjera verifikime që mund të dalin të nevojshme gjatë ushtrimit të kontrolleve

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ju bën thirrje të gjithë tatimpaguesve që të përmbushin në mënyrë vullnetare të gjitha detyrimet ligjore, si dhe të denoncojnë aktet e abuzimit nga ana e administratës tatimore, përfundon njoftimi i tatimeve.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz