Administrata Tatimore bën me dije, se duke i kushtuar vëmendje informimit të tatimpaguesve për t’i njohur ata me ndryshimet ligjore të Paketës Fiskale 2019, kanë ndërmarrë vizita informuese në mjediset e ushtrimit të aktivitetit të bizneseve të ndryshme.
Referuar të dhënave, deri tani janë informuar në terren mbi 4,000 tatimpagues nga ana e punonjësve të Shërbimit të Tatimpaguesve po realizohen
Përveç informimit mbi ndryshimet kryesore në legjislacionin tatimor, punonjësit e Shërbimit të Tatimpaguesve në të 14 Drejtoritë Rajonale Tatimore po shpërndajnë edhe broshura e materiale informuese.
Paketa Fiskale 2019, ka si objektiv përmirësimin e administrimit në mbledhjen e të ardhurave, reduktimin e kostove të përmbushjes tatimore, si nga biznesi, ashtu edhe nga administra, por edhe nxitjen e deklarimeve dhe pagesave në kohë.
Kjo paketë synon lehtësimin e procedurave tatimore, stimulimin e zhvillimit të disa sektorëve, si : bujqësisë, turizmit, energjetikës, inovacionit etj.; reduktimin e evazionit fiskal dhe shmangies tatimore, si dhe lehtësimin e komunikimit kryesisht në rrugë elektronike, si me institucionet e linjës, ashtu edhe me tatimpaguesit.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve inkurajon tatimpaguesit që të marrin pjesë edhe në takimet e dedikuara informuese me ekspertët e saj, sipas kalendarit të përcaktuar për çdo drejtori rajonale tatimore.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.