Tatimet informojnë: Si të deklaroni dhe llogarisni kontributet e të vetëpunësuarit dhe pjesëtarëve të familjes

12/06/2018 11:41 AM 0 komente
GRUPI I TATIMORËVE GJATË VIZITAVE NË BIZNESE I SHOQËRUAR NGA GAZETARË TË "MONITOR"

Tatimet kanë publikuar informacionin në lidhje mbi deklarimin dhe llogaritjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të vetëpunësuarit dhe punonjësit të papaguar të familjes.

Kuadri ligjor ku përcaktohen kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësorë, përfshin:
– Ligjin nr.7707, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore e Shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar,
– Ligjin nr.7870, dt.13.10.1994 “Për sigurimet shëndetësorë në Republikën e Shqipërisë”,
– Ligjin 9136, dt.11.09.2003, “Për mbledhjen e kontributeve te detyrueshme të sigurimeve shoqërore e shëndetësorë në RSH”.
Ndërsa në Udhëzimin Nr. 23 datë 9.12.2014 “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”, përcaktohen detajet mbi kategoritë e të punësuarve, vetëpunësuarve, si dhe punonjësve të papaguar të familjes.
• I vetëpunësuar” është një tatimpagues i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit dhe në organet tatimore si “person fizik”.

Statuset e mundshme të personit fizik janë:
I vetëpunësuar i vetëm.
I vetëpunësuar me punëmarrës.
I vetëpunësuar me punëmarrës dhe punonjës të papaguar të familjes.
I vetëpunësuar pa punëmarrës, me punonjës të papaguar të familjes.

• “Punonjës i papaguar i familjes” është anëtari i familjes që punon e bashkëjeton
Të gjithë tatimpaguesit me status “i vetëpunësuar me pjesëtar të papaguar të familjes”, duhet të deklarojnë pjesëtarët e papaguar të familjes të paktën një ditë kalendarike përpara fillimit të punës në zbatim të nenit 119 të Ligjit nr.9920,datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Për sa i takon llogaritjes së kontributeve të detyrueshme, bazuar në Vendimin nr.77, datë 28.01.2015 “Për kontributet e detyrueshme dhe përfitimet nga sistemi i sigurimeve shoqërore dhe sigurimi i kujdesit shëndetësor”, i ndryshuar për këto kategori:
Kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për personat fizikë, tatimpagues të tatimit mbi vlerën e shtuar dhe tatimit mbi fitimin, ose të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël, me ose pa punëmarrës, për vete dhe për punonjësit e papaguar të familjes, me të cilët punojnë e bashkëjetojnë ligjërisht, llogariten me përqindje mbi pagën mujore minimale në shkallë vendi.

Përqindjet përkatëse dhe niveli i pagës minimale janë siç përcaktohet në vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave. Në këtë vendim është përcaktuar dhe shuma mujore fikse e kontributit të detyrueshëm të sigurimeve shoqërore, që duhet të paguajë personi i vetëpunësuar në aktivitet, tregtar apo shërbimi, ambulant, si dhe kryefamiljari, që punëson persona si punëtorë shtëpie.

Në mbështetje të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, personi fizik, për vete, me dëshirën e tij, kontributet e sigurimeve shoqërore mund t’i llogarisë e paguajë mbi bazën e një page edhe më të madhe nga paga minimale në shkallë vendi deri në kufirin e pagës maksimale për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore të punëmarrësit.

Kontributi i detyrueshëm i sigurimeve shoqërore
I vetëpunësuari për pjesëtarët e familjes së tij, që nuk trajtohen me pagë, por që punojnë e bashkëjetojnë me të ligjërisht, duhet të paguajë kontribut të detyrueshëm për sigurimet shoqërore, në masën 23% të pagës mujore minimale prej 24,000 (njëzet e dy mijë) lekësh, e barabartë me 5,520 (pesë mijë e pesëqind e njzet) lekë në muaj.
Në rastin kur gruaja si person fizik “i vetëpunësuar i vetëm” regjistruar si tatimpagues i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël është me raport barrëlindjeje dhe paguhet si e tillë, por tatimpaguesi ushtron veprimtarinë nëpërmjet një personi tjetër, pjesëtar ose jo i familjes, ajo deklaron ndryshimin të paktën një ditë kalendarike përpara fillimit të ndërprerjes së punës dhe fillimit të raportit të lejes së paralindjes me anë të “Deklarata e të punësuarve për herë të parë, atyre rishtazi, si dhe e të larguarve nga puna”.
Në këtë rast në deklaratën e radhës “Listëpagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore, shëndetësore dhe tatimit mbi të ardhurat nga punësimi”, tatimpaguesi deklaron të dhënat për të dy punonjësit, ndërsa llogaritja e detyrimit për kontributet do të jetë vetëm për një person duke bërë shënimet përkatëse në rubrikën shënime të listëpagesës.
Kur gruaja si person fizik “i vetëpunësuar i vetëm” përfundon lejen e barrëlindjes dhe do të rifillojë punën, apo kur ajo do të rifillojë punën pa përfunduar lejen e barrëlindjes, të paktën një ditë kalendarike përpara rifillimit të punës duhet të deklarojë në drejtorinë rajonale tatimore me anë të deklaratës “ Pasqyra e të punësuarve për herë të parë, atyre rishtazi, si dhe e të larguarve nga puna” largimin nga puna të punonjësit tjetër.
Kontributi i detyrueshëm i sigurimeve të kujdesit shëndetësor
I vetëpunësuari, për pjesëtarët e familjes së tij, që nuk trajtohen me pagë, por që punojnë e bashkëjetojnë me të ligjërisht, duhet të paguajë një kontribut të detyrueshëm për sigurimin e kujdesit shëndetësor, në masën 3.4% të dyfishit të pagës minimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve, e barabartë me 1,632 (një mijë e gjashtëqind e tridhjetë e dy) lekë në muaj.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz