Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve përmes një publikimi, njeh tatimpaguesit me të drejtat dhe detyrimet e kategorisë: “Person juridik me xhiro 5 deri ne 8 milionë lekë”, si pjesë e Platformës së Informimit.
Person Juridik me xhiro 5 deri në 8 milionë lekë
Person Juridik quhet një Shoqëri Tregtare, që preferon të bëjë biznes si person juridik dhe jo si individ person fizik; harton një statut të shoqërisë si individ/person juridik ose me individë të tjerë/persona të tjerë juridikë; dhe merr përgjegjësi për detyrimet e krijuara gjatë ushtrimit të veprimtarisë me të gjitha pasuritë e biznesit.
Personi Juridik regjistrohet si i tillë në Qendrën Kombëtare të Biznesit
Nëse një Person Juridik ka një xhiro vjetore të biznesit nga 5 deri në 8 milionë lekë ai është subjekt i TVSH-së dhe ka detyrime për të deklaruar dhe paguar TVSH; Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore; Tatimin mbi të Ardhurat nga Punësimi; Tatimin e Thjeshtuar mbi Fitimin; dhe Tatimin në Burim (nëse e ka si përgjegjësi tatimore).
Tabela 1 – Llojet e Detyrimeve Tatimore në varësi të xhiros vjetore të biznesit
Xhiroja Vjetore (Në lekë) |
Përgjegjësitë tatimore / Llojet e Detyrimeve Tatimore | ||||
Kontributi i Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore dhe TAP |
Tatim mbi Vlerën e Shtuar (TVSh) |
Tatim mbi Fitimin e Thjeshtuar | Tatim Mbi Fitimin | Tatimi në Burim | |
0-2 milionë | Po | Jo | Po | Jo | Po |
Mbi 2 deri 5 milionë | Po | Po | Po | Jo | Po |
Mbi 5 deri 8 milionë | Po | Po | Po | Jo | Po |
Mbi 8 milionë | Po | Po | Jo | Po | Po |
Procesi i regjistrimit në QKB përfundon mbasi ke:
- Plotësuar dhe dorëzuar formularin e regjistrimit me të dhënat e mësipërme;
- Dorëzuar të gjitha dokumentat shoqëruese; dhe,
- Marrë dokumentin unik të identifikimit, që quhet Numri i Identifikimit të Personit të Tatueshëm (NIPT), dhe certifikatën përkatëse të regjistrimit.
Ky proces zgjat një ditë pune.
Të nesërmen mund të verifikosh statusin e kërkesës për regjistrim duke klikuar në faqen elektronike
të QKB-së: http://www.qkb.gov.al
- Në rast se kërkesa pezullohet, ke 21 ditë kohë për të plotësuar mangësitë.
- Në rast se regjistrimi refuzohet, bëhet kërkesë e re, pas eleminimit të shkaqeve të refuzimit.Kujdes:
- Përgjegjësitë tatimore fillojnë nga data e regjistrimit në QKB.
- Verifiko dhe qartësohu për përgjegjësitë tatimore të listuara në kategorinë “Profili im”.
- Deklarimet për detyrimet tatimore bëhen vetëm nëpërmjet kësaj llogarie elektronike.
- Nëse ke probleme gjatë regjistrimit dhe përdorimit të llogarisë tënde elektronike:
- a) Telefono Qendrën e Thirrjeve të DPT në numrin e telefonit 0800 00 02; b) Merr udhëzime drejtpërsëdrejti në seksionin “live chat” të këtij shërbimi; c) Paraqitu personalisht pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore (DRT), ose
-
- Plotëso faturat e shitjes me të gjitha të dhënat e kërkuara: datën, të dhënat e blerësit, emrin tregtar/emrin e individit, NIPT/Nr. personal, adresën, transportuesin, përshkrimin e mallit/ shërbimit, njësinë, çmimin pa TVSh, vlerën pa TVSh, shumën e TVSh, etj;
- Bëj mbylljen e kasës fiskale, në fund të çdo dite pune dhe transmeto të dhënat e saj. Të nesërmen regjistrimi i kuponave fillon nga e para;
-
- Lësho faturë tatimore shitje me TVSh në rast se:
- Shet mallra ose kryen shërbime me pagesë të mëvonshme në bankë;
- Arkëton paradhënie për shitje mallrash ose kryerje shërbimesh në një datë të mëvonshme. d. Lësho faturë tatimore nga blloku yt, me shënimin “Faturë e lëshuar nga blerësi”, për blerjet që bën nga individë, persona fizikë jo-tregtarë, dhe shëno në të numrin e kartës së identitetitMerr faturë tatimore të thjeshtë ose me TVSh (në varësi të përgjegjësisë tatimore të shitësit)d) Kliko në faqen elektronike të DPT: https://www.tatime.gov.al/c/7/200/udhezues-perdorimi
Dokumentat që duhen afishuar në ambientet e biznesit:
Certifikata e Regjistrimit (NIPT-i);
Lista e çmimeve të shitjes për çdo mall/shërbim që ofron;
Njoftim-kujdes për klientët që të marrin kuponin tatimor për blerjet me para në dorë si dhe që kanë të drejtë për të mos kryer transaksionin për vlerën e mallit ose shërbimit të ofruar, nëse shitësi nuk lëshon faturën tatimore ose kuponin tatimor.
Për dokumentimin e shitjeve dhe blerjeve duhet të:
Lëshosh kupon tatimor për çdo shitje me para në dorë;
Lëshosh faturë tatimore shitje me TVSh, së bashku me kuponin tatimor kur:
Shet mallra apo ofron shërbime me vlerë mbi 40.000 lekë;
Bën shitje tek një tregtar tjetër, dhe
iii. Blerësi individ të kërkon vetë një faturë tatimore me TVSh. të tij, në mënyrë që fatura të jetë e vlefshme për qëllime tatimore; për çdo blerje të kryer për biznesin tënd
Kujdes: Për moslëshim të faturës, mosdokumentim të mallrave në ruajtje dhe lëvizje mallrash të pashoqëruar me dokumenta tatimore, në mënyrë të përsëritur, administrata tatimore të regjistron me detyrim si pagues i Tatimit mbi fitimin;
Për informacione më të detajuara, klikoni: https://www.tatime.gov.al/c/317/318/345/person-juridik-5-deri-ne-8-milion
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.