Janë dhjetë kompanitë që kanë fituar të drejtën për kryerjen e shërbimit të certifikimit të deklaratave tatimore.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron se në zbatim të urdhrit të ministrit të Financave nr. 20, datë 27.02.2017 “Për ngritjen e komisionit të përzgjedhjes së kompanive audituese për auditim”, Komisioni, shqyrtoi dokumentacionin e dorëzuar nga kompanitë audituese për përmbushjen e kritereve që duhet të plotësojnë shoqëritë audituese, për të fituar të drejtën për kryerjen e shërbimit të certifikimit të deklaratave tatimore, të përcaktuara në pikën 80.4.2.3 të udhëzimit nr.24, datë 02.09.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Në përfundim të procesit të vlerësimit të dokumentacionit të dorëzuar nga shoqëritë pjesëmarrëse, rezultoi se kompanitë që kanë fituar të drejtën për kryerjen e shërbimit të certifikimit të deklaratave tatimore janë:
- DELOITTE AUDIT ALBANIA sh.p.k
2. ILD-99 Audit sh.p.k
3. MAZARS sh.p.k
4. nH EuroConsult shpk
5. Studio L.E.A.L. Auditing sh.p.k
6. GRANT THORNTON & HOLLY & ENDI AUDITING sh.p.k
7. UHY Elite sh.p.k
8. KPMG sh.p.k
9. ASIE sh.p.k
10. PRICEWATERHOUSE COOPERS ALBANIA sh.p.k.
Sipas administratës tatimore, auditimi nga këto kompani nuk nënkupton shmangien e kontrolleve, por subjektet që janë certifikuar prej tyre klasifikohen me risk më të ulët.
Ajo e ka vendosur në funksionim Menaxhimin e Riskut si një model të nxitjes së pajtueshmërisë me legjislacionin tatimor dhe kontributet shoqërore, por edhe identifikimin e rasteve potenciale të cilat përbëjnë risk.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.