Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton të gjithë tatimpaguesit që kanë pajisje fiskale të Shoqërisë CKV-Noki Albania shpk të lëshojnë kupona tatimor për shitjet e realizuara pa kryer mbyllje të raportit tatimor ditor Z në fund të ditës për arsye të mosbllokimit të tyre.
Dje, Financat njoftuan se bazuar në Urdhërin e Ministrisë së Financave me Nr.29 datë 29.03.2017 Për heqjen e Autorizimit “Shoqëri e Autorizuar” Shoqërisë “CKV-Noki Albania” shpk , është vendosur heqja e autorizimit “shoqëri e autorizuar” shoqërisë “CKV-NOKI Albania” sh.p.k.
Në bazë të këtij urdhri “CKV-NOKI Albania” sh.p.k. nuk është më e autorizuar të tregtojë dhe mirëmbajë pajisjet fiskale për tatimpaguesit.
Mbështetur ne VKM Nr.781, datë 14.11.2007, “Për karakteristikat teknike e funksionale të pajisjeve fiskale”, pika 11:Tatimpaguesi, i cili ka kontratë mirëmbajtjeje të pajisjes fiskale me një shoqëri të autorizuar për mirëmbajtje, së cilës i është hequr autorizimi, është i detyruar të lidhë kontratë me persona të tjerë, të autorizuar për mirëmbajtje.
Sa më sipër të gjithë tatimpaguesit të cilët kanë në përdorim pajisje fiskale të tregtuara nga shoqëria “CKV-NOKI Albania” sh.p.k., duhet të marrin masat për të lidhur kontratë me persona të tjerë, të autorizuar për mirëmbajtje.
Tatimet njoftojnë se pas heqjes së autorizimit mbeten aktualisht 4 shoqëri të autorizuara për tregtimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve fiskale. Ato janë:
IVA Elektronik
BNT Electronics
AED
DAISY & ETM
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
kompania aed na detyron te bleme kasa te reja dhe nuk na afron asnje sherbim per kasat e cka
Asnjera nga kompanite qe jane ne terg(4 kompanite e sipercituara)nuk mund te ofrojn sherbime mirmbajtje per kasate CKV-noki. E vetmja zgjidhje ngelet qe subjektet qe kane kasa nga CKV-Noki te blejne nje lase te re ne njeren nga kater kompanite qe jane ne treg. :(