Në faqen zyrtare të tatimeve në rubrikën “Tatimet Këshillojnë” është publikuar informacion për Borxhin Tatimor. Sipas Tatimeve, jepet përkufizimi se çfarë konsiderohet borxh, udhëzimet se kur duhet paguar dhe masat e mbledhjes me forcë të borxhit tatimor.
Kush konsiderohet borxh tatimor?
Borxhi tatimor është:
“Detyrimi tatimor i vetëdeklaruar nga tatimpaguesi dhe i papaguar brenda afatit ligjor.”
“Detyrimi tatimor i vlerësuar nga Administrata Tatimore në përfundim të një kontrolli tatimor, verifikimi apo çdo procedure tjetër ligjore, i papaguar brenda afatit ligjor.”
A mund të apelohet një borxh tatimor?
Detyrimi tatimor i vetëdeklaruar nga tatimpaguesi dhe i papaguar brenda afatit ligjor nuk mund të apelohet. Detyrimi tatimor i vlerësuar nga Administrata Tatimore mund të apelohet brenda 30 ditëve nga data e marrjes së njoftimit të vlerësimit.
Kur duhet paguar një detyrim tatimor?
- Brenda 10 ditëve nga data e vetëdeklarimit.
- Brenda 30 ditësh nga data e marrjes së njoftim vlerësimit, në rast se nuk është ankimuar detyrimi.
- Brenda 30 ditëve nga data e marrjes së njoftim vlerësimit, vetëm detyrimin tatimor dhe kamatëvonesën lidhur me të, edhe në rastin kur tatimpaguesi e ka ankimuar atë.
Çfarë ndodh nëse nuk paguhet borxhi tatimor?
- Me plotësimin e afateve proceduriale të mësipërme, sistemi në mënyrë automatike ju dërgon në e-filing tuaj
- Njoftim dhe kerkesa per pagimin e detyrimit tatimor
- Nëse brenda 10 ditësh nga data e marrjes së ketij njoftimi, tatimpaguesi vazhdon të mos paguajë borxhin e tij tatimor, ndaj tij fillojnë masat ligjore të mbledhjes me forcë të borxhit.
Cilat janë masat e mbledhjes me forcë të borxhit tatimor?
Hapi 1-rë: Urdhër bllokimi i llogarive bankare, ku i kërkohet çdo banke ku tatimpaguesika llogaritë e tij të mbajë shumën e detyrimit të papaguar, në rast të mosarkëtimit të detyrimeve 10 ditë pas njoftimit dhe kërkesës për pagimin e detyrimit tatimor.
Hapi II-të: Barrë sigurie dhe/ose Barrë hipotekore mbi pasuritë 10 ditë pas lëshimit të urdhër bilokimit në bankë, në rast se nuk është arritur arkëtimi i detyrimit.
Hapi III-të: Urdhër për sekuestrim të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në rast se detyrimi nuk është arkëtuar brenda 30 ditëve nga data e vendosjes së barrës së sigurisë dhe/ose hipotekore.
Hapi IV-t: Konfiskimi i pasurisë nga adminisitrata tatimore në rast se detyrimi nuk është arkëtuar brenda 15 ditëve nga sekuestrimi i pasurisë. Administrata Tatimore i dërgon gjithashtu administratës doganore një njoftim ku kërkohet bllokimi i aktivitetit doganor të tatimpaguesit deri në momentin e kryerjes së pagesës së detyrimit të papaguar. Në rastet e moslikujdimit të plotë të detyrimit tatimor pas ndjekjes së hapave të mësipërme kalohet në nxjerrjen e njoftimit, i cili urdhëron palët e treta për pagesën e detyrimit tatimor. Për detyrimet tatimore të palikujduara pas ndjekjes së hapave të mësipërme janë përgjegjës ortaku, aksionerët dhe adrninistratori që quhen përgjegjës solidarë për shlyerjen e detyrimit tatimor të papaguar.
fomën e barrës së sigurisë apo barrës hipotekore, në rastet kur pretendohet se zbatimi i masave të sigurisë nuk është ekzekutuar në mënyrë të rregullt, ka të drejtë të paraqesë ankesë pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore.
këste një detyrim tatimor të papaguar.
Hapat për të nënshkruar marrëveshje për pagesën me këste të një detyrimi tatimor:
Hapi 1-rë: Kërkesë me shkrim drejtuar drejtorisë rajonale tatimore nën juridiksionin e të cilës është regjistruar. (Shpjego rrethanat dhe arsyet pse kërkohet të lidhet një marrëveshje për të paguar me këste detyrimet tatimore.)
Hapi II-të: Drejtoria Rajonale Tatimore brenda 10 ditëve njofton nëse kërkesa pranohet apo refuzohet.
Hapi III-të: Nëse kërkesa pranohet, nënshkruhet marrëveshja për pagesë me këste të
detyrimeve tatimore të papaguara. Kjo marrëveshje nënshkruhet nga tatimpaguesi dhe nga drejtori i drejtoria rajonale të tatimeve ose drejtuesi i njësisë së ngjashme me të vetëm nëse tatimpaguesi paguan menjëherë 20% të vlerës së detyrimit, për të cilin lidhet marrëveshja e pagesës me këste.
Administrata Tatimore ndërpret masat e mbledhjes me forcë të mbledhjes së detyrimeve tatimore, por ajo nuk tërheq masën e vendosur për të siguruar pagesën e detyrimit tatimor. Nënshkrimi i një marrëveshje për pagesën me këste të një detyrimi tatimor, nuk ndërpret llogaritjen e kamatvonesave për mospagim na afat të detyrimit tatimor të mbetur pa paguar.
A publikohet lista e debitorëve?
Administrata Tatimore publikon në faqen zyrtare të saj www.tatime.gov.al. listën e plotë të tatimpaguesve me masë sigurie dhe hipotekore si dhe listën e tatimpaguesve, shoqërive tregtare për të cilët Administrata Tatimore ka kërkuar fillimin e procedurave të falimentimit që kryhet
në përputhje me ligjin për falimentin.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.