Tatimet kujtojnë Biznesin e Madh për përgjegjësitë dhe detyrat pas regjistrimit

12/09/2017 9:57 AM 0 komente
biznes i madh1

Subjektet tregtare, që realizojnë një qarkullim më të madh se 8 milion lekë në vit, pavarësisht nga forma ligjore e organizimit, që kanë, konsiderohen si “Tatimpagues të Tatimit mbi Fitimin”.

Regjistrimi në QKB

  • Vendi i regjistrimit është Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB).
  • Personat e regjistruar pajisen me numër identifikimi unik (NIPT), i cili shërben si numër i identifikimit tatimor të tyre, për tatimet kombëtare dhe vendore.
  • Regjistrimi në Qendrën Kombëtare të Biznesit, shërben njëkohësisht si regjistrim në Administratën Tatimore, si dhe në skemat e sigurimit shoqëror e shëndetësor, të Inspektoratit të Punës dhe organeve doganore.
  • Mbas regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tatimpaguesi është i detyruar informojë dhe rakordojë me Administratën Tatimore llojet e tatimeve e taksave që duhet të deklarojë, paguajë, të mbajë në burim dhe të transferojë në llogaritë përkatëse.

Përgjegjësitë Tatimore të Tatimpaguesve të Biznesit të Madh

Me përgjegjësi tatimore, kuptohet lloji i tatimit që është i detyruar të paguajë tatimpaguesi.

  • Përgjegjësi të përhershme tatimore. · Tatim Fitimi, · TVSH. · Sigurime shoqërore e shëndetësore. · Tatim i të ardhurave nga punësimi.
  • Përgjegjësi tatimore në varësi të kushteve e veprimtarisë ekonomike. · Tatimi në Burim (në varësi të një pagese të kryer) · Taksë Nacionale (nëse tatimpaguesi është objekt i saj) · Renta Minerare (nëse tatimpaguesi është objekt i saj)
  • Për tatimpaguesit e regjistruar në biznesin e madh, kategoria për efekt të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore është ajo me statusin “Punëdhënës”.

Kalendari Tatimor/datat e deklarimit

– Tatim Fitimi, – deri 31 mars të vitit pasardhës

– TVSH, – deri datë 14 të muajit pasardhës

– Kontribute të Sigurimeve Shoqërore – deri datë 20 të muajit pasardhës

-Tatimi në Burim, – deri në datë 20 të muajit pasardhës

-Taksë Nacionale nëse je objekt i saj, – deri datë 15 të muajit pasardhës

-Renta Minerare nëse je objekt i saj – deri datë 15 të muajit pasardhës

-Tatim i të ardhurave nga punësimi – deri datë 20 të muajt pasardhës

-Kësti parapagimit të Tatim Fitimit – deri në datë 30 në fund të çdo tremujori

-Pasqyrat financiare – deri datë 31 mars të vitit pasardhës

-Vendimi i destinimit të fitimit – deri datë 31 korrik të vitit pasardhës

Detyrimet pas regjistrimit

  1. Deklarimi Në momentin final të regjistrimit si tatimpagues i biznesit të madh, lind automatikisht detyrimi për deklarimin e deklaratave dhe dokumenteve të tjera tatimore. Deklarimi bëhet vetëm nëpërmjet rrugës elektronike.

Tatimpaguesi duhet të jetë i kujdesshëm në respektimin e afateve të deklarimit elektronik pasi në rast të kundërt penalizohet.

  1. Mbajtja e dokumentacionit

Kalimi në regjistrin pasiv

Administrata Tatimore kalon tatimpaguesin nga regjistri aktiv në regjistrin pasiv kur për një periudhë 12 mujore:

– nuk ushtron veprimtari tregtare;

– nuk dorëzon deklaratën tatimore;

– deklaron në QKB, pezullim veprimtarie tregtare

 

Çregjistrimi tatimor

Aplikimi për çregjistrim/likuidim kryhet pranë QKB-së.

  • Subjektet e regjistruara pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, çregjistrohen pasi të kenë paguar të gjitha detyrimet tatimore të papaguara dhe pasi të kenë paraqitur të gjitha deklaratat tatimore si dhe pasqyrat financiare përmbyllëse.
  • Çdo person, sipas kuptimit të këtij ligji, pavarësisht nga statusi ose forma ligjore e regjistrimit apo e njohjes së tij, kur është apo bëhet subjekt i tatimit mbi fitimin, ka të drejtë të kërkojë çregjistrimin në çdo kohë, por jo të kalojë si subjekt, që i nënshtrohet tatimit të thjeshtuar mbi fitimin mbi biznesin e vogël
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz