Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në kuadër të strategjisë së re të komunikimit me tatimpaguesit e cila parashikon që në pesë vitet e ardhshme të vijojë përmirësimi i shërbimeve të ofruara ndaj tatimpaguesit duke u mbështetur në modelin e përmbushjes vullnetare.
Së fundmi tatimet kanë listuar në mënyrë të detajuar shërbimet që ofrohen në të gjithë territorin e vendit pranë drejtorive tatimore.
Zyra e Shërbimit ndaj Tatimpaguesve shërben si “pikë e parë kontakti” me Administratën Tatimore.
Lista e shërbimeve
•Asistencë për legjislacionin tatimor
•Asistencë për deklarimin elektronik – asistencë dhe informacion në lidhje deklarimin elektronik të detyrimeve tatimore, si e vetmja mënyrë ligjore e dorëzimit të deklaratave tatimore dhe Librave të shitjes dhe blerjes
•Vërtetime për individët e paregjistruar – Lëshimi i vërtetimeve për individët e paregjistruar për të certifikuar faktin që nuk ushtrojnë aktivitet.
•Vërtetime për tatimpaguesit e regjistruar (10 modele vërtetimesh) – Lëshimi i vërtetimeve për subjektet e regjistruara, për të certifikuar statusin e tyre, përgjegjësitë e tyre tatimore, qarkullimin e 3 viteve të fundit, deklarimin dhe pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore etj
•Regjistrim/Çregjistrim për subjektet që regjistrohen nga Administraten Tatimore: Regjistrimi/Çregjistrimi i subjekteve të cilat e kanë detyrim ligjor regjistrimin në Adminsitratën Tatimore si OJF-të, Entet shtetërore, ambasadat, përfaqësuesit tatimorë të tatimpaguesve jorezidentë, kryefamiliarët me punëtorë shtëpie, ambulantët, fermerët.
•Ndryshim i të dhënave të regjistrimit: ndryshimi/përditësimi i të dhënave të regjistrimit për tatimpaguesit që regjistrohen dhe administrohen nga Adminsitrata Tatimore
•Ndryshim i përgjegjësive tatimore: Ndryshim i përgjegjësive tatimore në bazë të kërkesës së tatimpaguesit apo nga strukturat e Adminsitratës tatimore, sipas ligjit.
•Kthim përgjigje (me shkresë) kërkesave të tatimpaguesve: Kthim përgjigje i kërkesave të dërguara në formë shkresore nga tatimpagues të regjistruar apo individë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Ok, faleminderit për infon, por kaq kompleks e keni të publikoni një foto reale nga Qëndra e Shërbimit Tatimpagues tek 21-shi, ku në çdo moment ka mbi 30 veta që presin në rradhë.