Tatimet, pas aksionit: Rritet me 12% xhiro në zonat turistike

09/08/2018 3:12 PM 0 komente

Administrata Tatimore njofton se vazhdon të jetë e pranishme në të gjitha zonat turistike ku po ushtrohet aktivitet ekonomik, për të kontrolluar më nga afër situatën.

Referuar të dhënave që disponon Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, subjektet kanë rezultuar me rritje të xhiros me 12% dhe numrit të kuponëve të lëshuar me 28%, kjo për periudhën 1 Qershor – 7 Gusht 2018 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat, i referohen vetëm Drejtorive Rajonale Tatimore Durrës, Vlorë, Shkodër, Lezhë dhe Sarandë, ku është përqendruar më shumë aktiviteti turistik.

Qëllimi kryesor i Administratës Tatimore, në kuadër të planit të masave të sezonit turistik, është nxitja e respektimit vullnetar të legjislacionit, si dhe vetëdeklarimit nga ana e tatimpaguesve, nëpërmjet informimit dhe edukimit të vazhdueshëm.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz