Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se ka përditësuar Platformën e Informimit për 11 kategoritë e tatimpaguesve sipas ndryshimeve të Paketës Fiskale që kanë hyrë në fuqi nga janari i këtij viti.
Platforma e Informimit e hartuar me mbështetjen e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) përmban informacione të detajuara për 11 kategori të ndryshme tatimpaguesish (persona juridikë, persona fizikë, ambulantë, individë dhe fermerë).
Informacionet kanë të bëjnë me të gjithë hapat e ciklit të jetës së një biznesi, nga regjistrimi, deklarimi, pagesat e detyrimeve, si dhe të drejtat e detyrimet e tjera lidhur me administratën tatimore. Informacioni është përshtatur për secilën prej kategorive të identifikuara sipas legjislacionit në fuqi dhe ofrohet në formate që mund të përdoren dhe kuptohen lehtësisht nga të gjithë.
Përmes kësaj platforme, bizneset ekzistuese dhe ato që regjistrohen rishtas mund të informohen mbi hapat që duhet të ndjekin për të plotësuar kërkesat tatimore.
Për t’u njohur me detyrimet dhe të drejtat që këto kategori tatimpaguesish kanë, referuar edhe ndryshimeve të Paketës Fiskale 2019, klikoni në link: https://bit.ly/2HBA7U
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.