Tatimet publikojnë 18 kriteret që përbëjnë rrezik potencial për evazion dhe si mund të hetohen

04/12/2018 11:01 PM 0 komente

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikoi një listë me 18 kritere themelore e dallojnë një biznes që bën evazion fiskal dhe i shmanget taksave. Krahas 18 kritereve janë vënë edhe mënyra se si inspektorët tatimore mund të hetojnë dhe të zbulojnë më tej evazionin fiskal.

Drejtoria e Përgjithshme tatimeve sqaroi se këto kritere synojnë t’u vijë në ndihmë tatimpaguesve në njohjen më mirë të elementëve që mund të përbëjnë indice për t’u kontrolluar dhe/ose verifikuar prej administratës tatimore. Ja të gjitha kriteret dhe pyetjet që duhet të zgjidhin tatimorët.

 

 

1-Rritje e borxhit të TVSH-së

  1. Aktiviteti është me fitim
  2. Përse detyrimet e prapambetura tatimore janë në rritje?
  3. A është në gjendjen e paaftësisë paguese subjekti?
  4. A mund të na jepni një vlerë orientuese të aktiveve afatshkurtra si raport me pasivet, përfshirë edhe detyrimet tatimore?
  5. Nëse subjekti nuk është në gjendjen e paaftësisë paguese, kur planifikoni ta shlyeni detyrimin tatimor të papaguar?
  6. Ku do t’i gjeni paratë?

 

2-Rritje e borxhit për të gjitha llojet e tatimeve

 

  1. Aktiviteti është me fitim
  2. Përse detyrimet e prapambetura tatimore janë në rritje?
  3. A është në gjendjen e paaftësisë paguese subjekti?
  4. A mund të na jepni një vlerë orientuese të aktiveve afatshkurtra si raport me pasivet, përfshirë edhe detyrimet tatimore?
  5. Nëse subjekti nuk është në gjendjen e paaftësisë paguese, kur planifikoni ta shlyeni detyrimin tatimor të papaguar

? d. Ku do t’i gjeni paratë?

 

3-Humbje e vazhdueshme

  1. Humbje në vitin e fundit fiskal ose në dy vitet e fundit
  2. Si përballohen këto humbje për të vijuar aktivitetin?
  3. Një version i shpenzimeve që kontribuon tek humbjet
  4. A tërhiqni gjë nga arkëtimet? Ku evidentohen ato në llogari dhe si trajtohen për efekte tatimore?
  5. A tërheqin rrogë familjarët që punojnë në subjekt? Çfarë bëjnë për ta fituar rrogën? A paguhen tatime/kontribute të sigurimeve shoqërore mbi këto “paga”?
  6. Si financohet humbja në mënyrë që biznesi të ketë kapital qarkullues?
  7. A ka pasur shpenzime të jashtëzakonshme – jepni një listë të tyre bashkë me dokumentacionin mbështetës
  8. Sa është gjendja e arkës në subjekt?
  9. Sa është gjendja në bankë?

 

4  Humbje e vazhdueshme e Tatim Fitimit

Humbje në vitin e fundit fiskal ose në dy vitet e fundi

t 2. Si përballohen këto humbje për të vijuar aktivitetin? a. Një version i shpenzimeve që kontribuon tek humbjet

  1. A tërhiqni gjë nga arkëtimet? Ku evidentohen ato në llogari dhe si trajtohen për efekte tatimore?
  2. A tërheqin rrogë familjarët që punojnë në subjekt? Çfarë bëjnë për ta fituar rrogën? A paguhen tatime/kontribute të sigurimeve shoqërore mbi këto “paga”?
  3. Si financohet humbja në mënyrë që biznesi të ketë kapital qarkullues?
  4. A ka pasur shpenzime të jashtëzakonshme – jepni një listë të tyre bashkë me dokumentacionin mbështetës
  5. Sa është gjendja e arkës në subjekt?
  6. Sa është gjendja në bankë?

 

 5 – Rënie e vazhdueshme e pagesës së TVSH-së përtej një kufiri të përcaktuar

  1. Përse pagesat mesatare të TVSH-së kanë rënë ndjeshëm kohët e fundit?
  2. Një analizë e blerjeve, shitjeve, dhe e TVSH-së në b
  3. A kanë rënë marzhet e shitjeve? A ka dëshmi për këtë? c. Cilat kosto janë rritur? A ka ndonjë faktor tjetër?

 

6 -Të ardhurat nga deklarata TFTH (Krahason xhiron për efekt TVSH-je me të ardhurat bruto të biznesit për efekt të tatim-fitimit te thjeshtuar)

  1. Shifrat duhet të jenë përgjithësisht të ngjashme 2. Përse këto dy shifra kanë diferencë kaq të madhe? a. Ju lutemi, rakordoni dy grupet e shifrave për periudhën 12-mujore të përdorur për efekt të pasqyrave financiare

 

7-Të ardhurat nga deklarata e TF (Krahason xhiron për efekt TVSH-je me të ardhurat bruto të biznesit për efekt të tatim-fitimit)

  1. Shifrat duhet të jenë përgjithësisht të ngjashme
  2. Përse këto dy shifra kane diferencë kaq të madhe?
  3. Ju lutemi, rakordoni dy grupet e shifrave për periudhën 12-mujore të përdorur për efekt të pasqyrave financiare.

 

 

8 -Rënie në TF krahasuar me Sektorin (Krahason shkallën efektive të TF-së së subjektit me mesataren e sektorit)

  1. Tatimi mbi fitimin është më i ulët se sa normat në vend si përqindje e të ardhurave të biznesit
  2. Shënim: për subjektet e vogla, mund të zbatohet me të drejtë një shkallë më e ulët e TF, – por kjo do kontrolluar
  3. Analizoni llogaritjet e tatimit nga fitimi bruto deri tek detyrimi për tatim-fitimin.
  4. Shpjegoni natyrën e shpenzimeve të konsiderueshme të zbritura c. Rakordoni shifrën e kostos së shitjeve në bilanc me shumën mbi të cilën është deklaruar TVSH në blerje

 

9- Rënie në TF krahasuar me mesataren kombëtare (Paguhet shkallë e ulët efektive e tatim-fitimit)

  1. Tatimi mbi fitimin është më i ulët se sa normat në vend si përqindje e të ardhurave të biznesit
  2. Shënim: për subjektet e vogla, mund të zbatohet me të drejtë një shkallë më e ulët e tatimit mbi fitimin – por kjo do kontrolluar
  3. Analizoni llogaritjet e tatimit nga fitimi bruto deri tek detyrimi për tatim-fitimin
  4. Shpjegoni natyrën e shpenzimeve të konsiderueshme të zbritura
  5. Rakordoni shifrën e kostos së shitjeve në bilanc me shumën mbi të cilën është deklaruar TVSH në blerje

 

10-Qarkullim i lartë, pagesë e ulët Kombëtare (Shkalla efektive tatimore është e ulët në krahasim me planin – TVSH).

  1. TVSH-ja e paguar është shumë e ulët në raport me xhiron
  2. Shënim: subjekti mund të ketë xhiro të përjashtuar nga TVSH a. Të konfirmohet TVSH në blerje dhe në shitje përmes faturave të blerjeve dhe shitjeve.
  3. Krahasoni shumat gjithsej me vlerat e deklaruara
  4. Të kërkohen listat e çmimeve (për të bërë saktësimin e shitjeve me TVSH në bazë të vëllimeve)
  5. Të kërkohet rakordimi i inventarit për të dëshmuar se të gjitha blerjet janë shitur dhe janë përfshirë në evidencat e shitjeve.
  6. Nëse nuk janë shitur (duhet të) ndodhen si inventar
  7. Në varësi të llojit të subjektit, çfarë evidence të livrimit të mallit ka për të mbuluar furnizimet që subjekti u bën klientëve? Si mbahet ajo?

 

11- Ndryshimi i deklaratës së Tatim Fitimit (Deklaratat e korrigjuara të TF, me ulje të vlerave janë me risk)

  1. Përse është ulur vlera në deklaratën e korrigjuar?
  2. Të shpjegohet baza mbi të cilën është bërë ulja e deklarimit, duke përfshirë edhe llogaritjet dhe dokumentacionin mbështetës.

 

12 –Ndryshim i deklaratës së TVSh-së (Deklaratat e TVSh të korrigjuara të TVSh, me ulje të vlerave janë me risk)

  1. Përse është ulur vlera në deklaratën e korrigjuar?
  2. Të shpjegohet baza mbi të cilën është bërë ulja e deklarimit, duke përfshirë edhe llogaritjet dhe dokumentacionin mbështetës TVSH

 

13 -Pagesë e vonuar e TVSH-së, 12 muaj

  1. Normalisht vonesa nuk çon automatikisht në kontroll tatimor, por nëse ka vonesa të vazhdueshme, atëherë duhen sqaruar arsyet
  2. Shënim: “Po presim se e dimë që na takon një rimbursim muajin e ardhshëm” nuk është arsye e pranueshme për ta vonuar pagesën e këtij muaji
  3. Mos ka ndonjë problem me flukset monetare subjekti?
  4. Mos ka ndonjë problem më të thellë të paaftësisë paguese?
  5. Mbase aktiviteti ka natyrë sezonale?
  6. Nëse asnjëra prej pyetjeve më lart nuk merr përgjigje pozitive, të kërkohet pagim i menjëhershëm i çdo detyrimi të prapambetur.

 

14 -Marzhi i fitimit, TVSH më i vogël se sektori (SH-B/SH); pa Shitje dhe Blerje të përjashtuara (Kontrollon nëse ka subjekte me MFB të TVSH-së të ulët në krahasim me sektorin ekonomik)

  1. Përse MFB për efekt TVSH-je më të ulët se mesatarja e sektorit në të cilin ushtrohet aktiviteti?
  2. Të konfirmohet TVSH në blerje dhe në shitje përmes faturave të blerjeve dhe shitjeve, duke krahasuar shumat gjithsej me vlerat e deklaruara Verifikoni FDP-në, Verifikoni librat, bëni kryqëzime faturash ku është nevoja
  3. Të kërkohen listat e çmimeve (për të bërë saktësimin e shitjeve me TVSH në bazë të vëllimeve)
  4. Të kërkohet rakordimi i inventarit për të dëshmuar se të gjitha blerjet janë shitur dhe janë përfshirë në evidencat e shitjeve
  5. Nëse nuk janë shitur (duhet të) ndodhen si inventar

 

15 -TVSH + TF (SH –B)/SH në TVSH> x%, dhe njëkohësisht humbje në TF> yyy lekë Kombëtar Testimi i besueshmërisë së humbjes për efekt tatim-fitimi. Humbja nuk është e vogël por MBF është i mirë dhe xhiroja është disa milion lekë.

  1. Gjendje në dukje e mirë për efekt TVSH-je; pse ndërkohë shoqërohet me humbje në TF?
  2. Një version i shpenzimeve që kontribuon tek humbjet
  3. A tërhiqni gjë nga arkëtimet? Ku evidentohen ato në llogari dhe si trajtohen për efekte tatimore?
  4. A tërheqin rrogë familjarët që punojnë në subjekt? Çfarë bëjnë për ta fituar rrogën? A paguhen tatime/kontribute të sigurimeve shoqërore mbi këto “paga”?
  5. Si financohet humbja në mënyrë që biznesi të ketë kapital qarkullues?
  6. A ka pasur shpenzime të jashtëzakonshme – jepni një listë të tyre bashkë me dokumentacionin mbështetës?
  7. Sa është gjendja e arkës në subjekt?
  8. Sa është gjendja në bankë?

 

16 TVSH + TF (SH-B)/SH në TVSH> se sektori, si dhe njëkohësisht humbje në TF>yyy leke Testimi i besueshmërisë së humbjes për efekt tatim-fitimi. TVSH blerje/shitje është më e lartë se mesatarja e sektorit

  1. MFB më e lartë se mesatarja e sektorit; pse ndërkohe deklarohet humbje për efekt tatim-fitimi?
  2. Një version i shpenzimeve që kontribuon tek humbjet
  3. A tërhiqni gjë nga arkëtimet? Ku evidentohen ato në llogari dhe si trajtohen për efekte tatimore?
  4. A tërheqin rrogë familjarët që punojnë në subjekt? Çfarë bëjnë për ta fituar rrogën? A paguhen tatime/kontribute të sigurimeve shoqërore mbi këto “paga”?
  5. Si financohet humbja në mënyrë që biznesi të ketë kapital qarkullues?
  6. A ka pasur shpenzime të jashtëzakonshme – jepni një listë të tyre bashkë me dokumentacionin mbështetës?
  7. Sa është gjendja e arkës në subjekt?
  8. Sa është gjendja në bank

 

17 TVSH Shitje me marzh shume te ulet fitimi A është jashtëzakonisht e ulët xhiroja? (në krahasim me një raport shumë të lartë blerje/shitje që përdoret për të aktivizuar rregullën)

  1. Përse raporti TVSH në blerje me TVSH në shitje është larg një vlere të besueshme dhe përtej mesatares së sektorit?
  2. Të kërkohen emrat dhe adresat e furnitorëve kryesorë dhe të mendohet kryerja e një kontrolli të kryqëzuar të këtyre furnitorëve
  3. A përputhen evidencat e shitjeve të këtyre furnitorëve me blerjet e subjektit të kontrolluar?

 

18-TVSH B/SH e kompanisë – B/SH sektori > x %; Raporti i performancës së TVSH-së A ka nëndeklarim të xhiros për efekt të TVSH-së? (në bazë të raportit blerje/shitje krahasuar me sektorin)

  1. Përse TVSH-të në shitje janë të ulëta në krahasim me sektorin. o A ka deklarim jo të saktë të çmimeve të shitjes? A ka deklarim jo të saktë të sasisë së shitur?
  2. Janë fryrë në vëllim ose në vlerë blerjet?
  3. Shënim: Bizneset e mëdha, sidomos në prodhim, transport ndërkombëtar dhe energjetikë mund ta aktivizojnë këtë rregull pa qenë në medoemos në shkelje të ligjit. Verifikimi i TVSH-së në blerje për periudhën e kontrollit mund të mjaftojë si përgjigje.
  4. Të konfirmohet TVSH në blerje dhe në shitje përmes faturave të blerjeve dhe shitjeve, duke krahasuar shumat gjithsej me vlerat e deklaruara
  5. Të kërkohen listat e çmimeve (për të bërë saktësimin e shitjeve me TVSH në bazë të vëllimeve)
  6. Të kërkohet rakordimi i inventarit për të dëshmuar se të gjitha blerjet janë shitur dhe janë përfshirë në evidencat e shitjeve
  7. Nëse nuk janë shitur (duhet të) ndodhen si inventar e. Në varësi të llojit të subjektit, çfarë evidence të livrimit të mallit ka për të mbuluar furnizimet që subjekti u bën klientëve?

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of