Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikoi një listë me 18 kritere themelore e dallojnë një biznes që bën evazion fiskal dhe i shmanget taksave. Krahas 18 kritereve janë vënë edhe mënyra se si inspektorët tatimore mund të hetojnë dhe të zbulojnë më tej evazionin fiskal.
Drejtoria e Përgjithshme tatimeve sqaroi se këto kritere synojnë t’u vijë në ndihmë tatimpaguesve në njohjen më mirë të elementëve që mund të përbëjnë indice për t’u kontrolluar dhe/ose verifikuar prej administratës tatimore. Ja të gjitha kriteret dhe pyetjet që duhet të zgjidhin tatimorët.
1-Rritje e borxhit të TVSH-së
- Aktiviteti është me fitim
- Përse detyrimet e prapambetura tatimore janë në rritje?
- A është në gjendjen e paaftësisë paguese subjekti?
- A mund të na jepni një vlerë orientuese të aktiveve afatshkurtra si raport me pasivet, përfshirë edhe detyrimet tatimore?
- Nëse subjekti nuk është në gjendjen e paaftësisë paguese, kur planifikoni ta shlyeni detyrimin tatimor të papaguar?
- Ku do t’i gjeni paratë?
2-Rritje e borxhit për të gjitha llojet e tatimeve
- Aktiviteti është me fitim
- Përse detyrimet e prapambetura tatimore janë në rritje?
- A është në gjendjen e paaftësisë paguese subjekti?
- A mund të na jepni një vlerë orientuese të aktiveve afatshkurtra si raport me pasivet, përfshirë edhe detyrimet tatimore?
- Nëse subjekti nuk është në gjendjen e paaftësisë paguese, kur planifikoni ta shlyeni detyrimin tatimor të papaguar
? d. Ku do t’i gjeni paratë?
3-Humbje e vazhdueshme
- Humbje në vitin e fundit fiskal ose në dy vitet e fundit
- Si përballohen këto humbje për të vijuar aktivitetin?
- Një version i shpenzimeve që kontribuon tek humbjet
- A tërhiqni gjë nga arkëtimet? Ku evidentohen ato në llogari dhe si trajtohen për efekte tatimore?
- A tërheqin rrogë familjarët që punojnë në subjekt? Çfarë bëjnë për ta fituar rrogën? A paguhen tatime/kontribute të sigurimeve shoqërore mbi këto “paga”?
- Si financohet humbja në mënyrë që biznesi të ketë kapital qarkullues?
- A ka pasur shpenzime të jashtëzakonshme – jepni një listë të tyre bashkë me dokumentacionin mbështetës
- Sa është gjendja e arkës në subjekt?
- Sa është gjendja në bankë?
4 Humbje e vazhdueshme e Tatim Fitimit
Humbje në vitin e fundit fiskal ose në dy vitet e fundi
t 2. Si përballohen këto humbje për të vijuar aktivitetin? a. Një version i shpenzimeve që kontribuon tek humbjet
- A tërhiqni gjë nga arkëtimet? Ku evidentohen ato në llogari dhe si trajtohen për efekte tatimore?
- A tërheqin rrogë familjarët që punojnë në subjekt? Çfarë bëjnë për ta fituar rrogën? A paguhen tatime/kontribute të sigurimeve shoqërore mbi këto “paga”?
- Si financohet humbja në mënyrë që biznesi të ketë kapital qarkullues?
- A ka pasur shpenzime të jashtëzakonshme – jepni një listë të tyre bashkë me dokumentacionin mbështetës
- Sa është gjendja e arkës në subjekt?
- Sa është gjendja në bankë?
5 – Rënie e vazhdueshme e pagesës së TVSH-së përtej një kufiri të përcaktuar
- Përse pagesat mesatare të TVSH-së kanë rënë ndjeshëm kohët e fundit?
- Një analizë e blerjeve, shitjeve, dhe e TVSH-së në b
- A kanë rënë marzhet e shitjeve? A ka dëshmi për këtë? c. Cilat kosto janë rritur? A ka ndonjë faktor tjetër?
6 -Të ardhurat nga deklarata TFTH (Krahason xhiron për efekt TVSH-je me të ardhurat bruto të biznesit për efekt të tatim-fitimit te thjeshtuar)
- Shifrat duhet të jenë përgjithësisht të ngjashme 2. Përse këto dy shifra kanë diferencë kaq të madhe? a. Ju lutemi, rakordoni dy grupet e shifrave për periudhën 12-mujore të përdorur për efekt të pasqyrave financiare
7-Të ardhurat nga deklarata e TF (Krahason xhiron për efekt TVSH-je me të ardhurat bruto të biznesit për efekt të tatim-fitimit)
- Shifrat duhet të jenë përgjithësisht të ngjashme
- Përse këto dy shifra kane diferencë kaq të madhe?
- Ju lutemi, rakordoni dy grupet e shifrave për periudhën 12-mujore të përdorur për efekt të pasqyrave financiare.
8 -Rënie në TF krahasuar me Sektorin (Krahason shkallën efektive të TF-së së subjektit me mesataren e sektorit)
- Tatimi mbi fitimin është më i ulët se sa normat në vend si përqindje e të ardhurave të biznesit
- Shënim: për subjektet e vogla, mund të zbatohet me të drejtë një shkallë më e ulët e TF, – por kjo do kontrolluar
- Analizoni llogaritjet e tatimit nga fitimi bruto deri tek detyrimi për tatim-fitimin.
- Shpjegoni natyrën e shpenzimeve të konsiderueshme të zbritura c. Rakordoni shifrën e kostos së shitjeve në bilanc me shumën mbi të cilën është deklaruar TVSH në blerje
9- Rënie në TF krahasuar me mesataren kombëtare (Paguhet shkallë e ulët efektive e tatim-fitimit)
- Tatimi mbi fitimin është më i ulët se sa normat në vend si përqindje e të ardhurave të biznesit
- Shënim: për subjektet e vogla, mund të zbatohet me të drejtë një shkallë më e ulët e tatimit mbi fitimin – por kjo do kontrolluar
- Analizoni llogaritjet e tatimit nga fitimi bruto deri tek detyrimi për tatim-fitimin
- Shpjegoni natyrën e shpenzimeve të konsiderueshme të zbritura
- Rakordoni shifrën e kostos së shitjeve në bilanc me shumën mbi të cilën është deklaruar TVSH në blerje
10-Qarkullim i lartë, pagesë e ulët Kombëtare (Shkalla efektive tatimore është e ulët në krahasim me planin – TVSH).
- TVSH-ja e paguar është shumë e ulët në raport me xhiron
- Shënim: subjekti mund të ketë xhiro të përjashtuar nga TVSH a. Të konfirmohet TVSH në blerje dhe në shitje përmes faturave të blerjeve dhe shitjeve.
- Krahasoni shumat gjithsej me vlerat e deklaruara
- Të kërkohen listat e çmimeve (për të bërë saktësimin e shitjeve me TVSH në bazë të vëllimeve)
- Të kërkohet rakordimi i inventarit për të dëshmuar se të gjitha blerjet janë shitur dhe janë përfshirë në evidencat e shitjeve.
- Nëse nuk janë shitur (duhet të) ndodhen si inventar
- Në varësi të llojit të subjektit, çfarë evidence të livrimit të mallit ka për të mbuluar furnizimet që subjekti u bën klientëve? Si mbahet ajo?
11- Ndryshimi i deklaratës së Tatim Fitimit (Deklaratat e korrigjuara të TF, me ulje të vlerave janë me risk)
- Përse është ulur vlera në deklaratën e korrigjuar?
- Të shpjegohet baza mbi të cilën është bërë ulja e deklarimit, duke përfshirë edhe llogaritjet dhe dokumentacionin mbështetës.
12 –Ndryshim i deklaratës së TVSh-së (Deklaratat e TVSh të korrigjuara të TVSh, me ulje të vlerave janë me risk)
- Përse është ulur vlera në deklaratën e korrigjuar?
- Të shpjegohet baza mbi të cilën është bërë ulja e deklarimit, duke përfshirë edhe llogaritjet dhe dokumentacionin mbështetës TVSH
13 -Pagesë e vonuar e TVSH-së, 12 muaj
- Normalisht vonesa nuk çon automatikisht në kontroll tatimor, por nëse ka vonesa të vazhdueshme, atëherë duhen sqaruar arsyet
- Shënim: “Po presim se e dimë që na takon një rimbursim muajin e ardhshëm” nuk është arsye e pranueshme për ta vonuar pagesën e këtij muaji
- Mos ka ndonjë problem me flukset monetare subjekti?
- Mos ka ndonjë problem më të thellë të paaftësisë paguese?
- Mbase aktiviteti ka natyrë sezonale?
- Nëse asnjëra prej pyetjeve më lart nuk merr përgjigje pozitive, të kërkohet pagim i menjëhershëm i çdo detyrimi të prapambetur.
14 -Marzhi i fitimit, TVSH më i vogël se sektori (SH-B/SH); pa Shitje dhe Blerje të përjashtuara (Kontrollon nëse ka subjekte me MFB të TVSH-së të ulët në krahasim me sektorin ekonomik)
- Përse MFB për efekt TVSH-je më të ulët se mesatarja e sektorit në të cilin ushtrohet aktiviteti?
- Të konfirmohet TVSH në blerje dhe në shitje përmes faturave të blerjeve dhe shitjeve, duke krahasuar shumat gjithsej me vlerat e deklaruara Verifikoni FDP-në, Verifikoni librat, bëni kryqëzime faturash ku është nevoja
- Të kërkohen listat e çmimeve (për të bërë saktësimin e shitjeve me TVSH në bazë të vëllimeve)
- Të kërkohet rakordimi i inventarit për të dëshmuar se të gjitha blerjet janë shitur dhe janë përfshirë në evidencat e shitjeve
- Nëse nuk janë shitur (duhet të) ndodhen si inventar
15 -TVSH + TF (SH –B)/SH në TVSH> x%, dhe njëkohësisht humbje në TF> yyy lekë Kombëtar Testimi i besueshmërisë së humbjes për efekt tatim-fitimi. Humbja nuk është e vogël por MBF është i mirë dhe xhiroja është disa milion lekë.
- Gjendje në dukje e mirë për efekt TVSH-je; pse ndërkohë shoqërohet me humbje në TF?
- Një version i shpenzimeve që kontribuon tek humbjet
- A tërhiqni gjë nga arkëtimet? Ku evidentohen ato në llogari dhe si trajtohen për efekte tatimore?
- A tërheqin rrogë familjarët që punojnë në subjekt? Çfarë bëjnë për ta fituar rrogën? A paguhen tatime/kontribute të sigurimeve shoqërore mbi këto “paga”?
- Si financohet humbja në mënyrë që biznesi të ketë kapital qarkullues?
- A ka pasur shpenzime të jashtëzakonshme – jepni një listë të tyre bashkë me dokumentacionin mbështetës?
- Sa është gjendja e arkës në subjekt?
- Sa është gjendja në bankë?
16 TVSH + TF (SH-B)/SH në TVSH> se sektori, si dhe njëkohësisht humbje në TF>yyy leke Testimi i besueshmërisë së humbjes për efekt tatim-fitimi. TVSH blerje/shitje është më e lartë se mesatarja e sektorit
- MFB më e lartë se mesatarja e sektorit; pse ndërkohe deklarohet humbje për efekt tatim-fitimi?
- Një version i shpenzimeve që kontribuon tek humbjet
- A tërhiqni gjë nga arkëtimet? Ku evidentohen ato në llogari dhe si trajtohen për efekte tatimore?
- A tërheqin rrogë familjarët që punojnë në subjekt? Çfarë bëjnë për ta fituar rrogën? A paguhen tatime/kontribute të sigurimeve shoqërore mbi këto “paga”?
- Si financohet humbja në mënyrë që biznesi të ketë kapital qarkullues?
- A ka pasur shpenzime të jashtëzakonshme – jepni një listë të tyre bashkë me dokumentacionin mbështetës?
- Sa është gjendja e arkës në subjekt?
- Sa është gjendja në bank
17 TVSH Shitje me marzh shume te ulet fitimi A është jashtëzakonisht e ulët xhiroja? (në krahasim me një raport shumë të lartë blerje/shitje që përdoret për të aktivizuar rregullën)
- Përse raporti TVSH në blerje me TVSH në shitje është larg një vlere të besueshme dhe përtej mesatares së sektorit?
- Të kërkohen emrat dhe adresat e furnitorëve kryesorë dhe të mendohet kryerja e një kontrolli të kryqëzuar të këtyre furnitorëve
- A përputhen evidencat e shitjeve të këtyre furnitorëve me blerjet e subjektit të kontrolluar?
18-TVSH B/SH e kompanisë – B/SH sektori > x %; Raporti i performancës së TVSH-së A ka nëndeklarim të xhiros për efekt të TVSH-së? (në bazë të raportit blerje/shitje krahasuar me sektorin)
- Përse TVSH-të në shitje janë të ulëta në krahasim me sektorin. o A ka deklarim jo të saktë të çmimeve të shitjes? A ka deklarim jo të saktë të sasisë së shitur?
- Janë fryrë në vëllim ose në vlerë blerjet?
- Shënim: Bizneset e mëdha, sidomos në prodhim, transport ndërkombëtar dhe energjetikë mund ta aktivizojnë këtë rregull pa qenë në medoemos në shkelje të ligjit. Verifikimi i TVSH-së në blerje për periudhën e kontrollit mund të mjaftojë si përgjigje.
- Të konfirmohet TVSH në blerje dhe në shitje përmes faturave të blerjeve dhe shitjeve, duke krahasuar shumat gjithsej me vlerat e deklaruara
- Të kërkohen listat e çmimeve (për të bërë saktësimin e shitjeve me TVSH në bazë të vëllimeve)
- Të kërkohet rakordimi i inventarit për të dëshmuar se të gjitha blerjet janë shitur dhe janë përfshirë në evidencat e shitjeve
- Nëse nuk janë shitur (duhet të) ndodhen si inventar e. Në varësi të llojit të subjektit, çfarë evidence të livrimit të mallit ka për të mbuluar furnizimet që subjekti u bën klientëve?
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.