Tatimet shik si “007”, si do jetë uniforma e re e punonjësve të hetimit tatimor

08/11/2017 5:25 PM 0 komente

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve pritet të vendosë uniformë për 162 punonjës të saj të strukturës së hetimit tatimor. Veshja për meshkuj dhe femra është larg variantit “casual” që has sot, dhe ngjan më shumë me një veshje shik, tipike e “007” në filmat aksion të Hollywood.

Veshja për meshkujt

Do të jenë të paktën 70 uniforma për meshkuj të cilat do të përbëhen nga xhaketa, pantallonat, këmisha dhe kravata.

“Xhaketa ka këto specifika: Prerje klasike me tre xhepa, xhepat e poshtëm janë xhepa te fshehur me kapak, Xhepi i sipërm, xhep i fshehte me fileto 2.5 cm. Xhaketa me dy kopsa përpara dhe katër kopsa tek mënga. Te jete e pajisur me astar te brendshëm ku te jete vendosur xhep i fshehte, lart, majtas. Kurse pantallonat do të kenë prerje klasike dhe shtrat mesatar, me dy xhep para te pjerrët dhe me dy xhepa mbrapa me fileto. Me qemer te pajisur me 7 iliqe. Këmisha do të ketë prerje klasike me mëngë të gjata, me një xhep në pjesën lart, majtas. Mëngët me manshet dhe kapak. Kravata klasike në mes të së cilës do të vendoset logo e DPT”

Veshja për femrat

Për femrat do të jenë 92 uniforma të porositura dhe do të kenë në përbërje xhaketë klasike, fund, këmishë dhe shall. Edhe në këtë rast identifikimi do t’i lihet shallit  i cili do të ketë prerje klasike drejtkëndore me përmasa 80 cm – 20 cm, me logo te DPT-se në pjesën fundore të shallit, në mes dhe 10 cm lart.

Fondi limit për uniformat e Tatimeve është llogaritur në 4.8 milionë lekë ndërkohe që operatorët mund të shprehin interes deri më 30 nëntor.

Veshjet e meshkujve

Veshjet e femrave

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz