Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në një publikim të ri, ju njeh me të drejtat dhe detyrimet e kategorisë së tatimpaguesve: “Person Fizik me xhiro 5 deri në 8 milionë lekë”, si pjesë e Platformës së Informimit.
Person Fizik me xhiro 5 deri në 8 milionë lekë
Person Fizik, quhet një individ që kërkon të ushtrojë një aktivitet tregtar të pavarur dhe është i vetëpunësuar, i vetëm dhe/ose me punëmarrës anëtarë të papaguar të familjes dhe persona të tjerë.
Personi Fizik regjistrohet si i tillë në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Nëse një Person Fizik ka një xhiro vjetore të biznesit nga 5 deri në 8 milionë lekë ai është subjekt i TVSH-së, dhe ka detyrime për të deklaruar dhe paguar TVSH; Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore, Tatimin e Thjeshtuar mbi Fitimin si dhe Tatimin mbi të Ardhurat nga Punësimidhe Tatimin në Burim (nëse i ka si përgjegjësi tatimore).
Nëse je regjistruar ose do të regjistrohesh si Person Fizik, me një xhiro vjetore të biznesit në intervalin nga 5 deri në 8 milionë lekë, ju mund të gjeni më shumë informacion mbi të drejtat dhe detyrimet duke klikuar në link: https://bit.ly/2MQaK0n
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.