Drejtoria Rajonale Tatimore e Durrësit ka vijuar takimet informuese me biznesin e vogël në qytetin e Kavajës ku janë 159 subjekte që janë përfshirë në skemën e TVSH-së.
Gjatë ditës së sotme, drejtuesi dhe punonjësit e zyrës së Shërbimit ndaj Tatimpaguesit vizituan në terren 73 biznese të vogla, ku pjesa më e madhe deklaruan se ishin informuar edhe më parë dhe i njihnin procedurat.
Punonjësit e Shërbimit ndaj Tatimpaguesit i siguruan subjektet e biznesit të vogël se do të asistohen në çdo hap për të përmbushur me korrektësi të gjitha detyrimet e tyre ligjore. Ata i ftuan subjektet që të marrin pjesë në trajnimet e dedikuara për të marrë të gjithë informacionin e nevojshëm dhe për të qartësuar çdo problem që mund të kenë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.