Një vit pasi miratoi lehtësimin për kompanitë që operojnë në fushën e prodhimit dhe zhvillimit të softëare, duke i caktuar një tatimfitim 5 për qind qeveria ka miratuar edhe kategoritë specifike që përfitojnë. Në një vendim të miratuar të mërkurën që ka nën objekt “përcaktimin e aktiviteteve që përfshihen në fushën e prodhimit dhe zhvillimit të softëare si dhe procedura për aplikimin e tarimfitimit nga personat juridikë që ushtrojnë këto aktivitete” jepen edhe detajet.
Duke ju referuar së pari pikës 2 të nenit 28 të ligjit për tatimin mbi të ardhurat qeveria kujton se “për personat juridikë, të cilët ushtrojnë aktivitet për prodhimin/zhvillimin e softëare-ve, tatimi mbi fitimin është 5%. Këshilli i Ministrave përcakton, me vendim, aktivitetet që përfshihen në fushën e prodhimit/zhvillimit të software-ve, si dhe procedurat për zbatimin e këtij paragrafi”
Lidhur me sa më sipër në vendimin e të mërkurs ndahen të paktën shtatë kategori që përfitojnë nga lehtësimi fiskal i tatimfitimit 5 për qind.
“Për aktivitetet e mëposhtme të ushtruara nga personat juridikë aplikohet shkalla tatimore e tatimit mbi fitimin prej 5%:
a) Disenjim software¬-i. Këtu përfshihet analiza e kërkesave të sistemit softëare, projektimi i arkitekturës dhe projektimi i detajuar i sistemit software;
b) Zhvillim dhe mirëmbajtje sistemesh softëare. Këtu përfshihet programimi i sistemeve softëare, kodimi, instalimi, integrimi i të gjithë komponentëve, dokumentimi, identifikimi dhe korrigjimi i gabimeve, modifikimet (pas momentit që softëare-i është vendosur në operim), mirëmbajtja e të gjithë komponentëve, suporti i sistemit si një tërësi komponentësh, që, në funksionimin e tyre, realizojnë qëllimin e Zgjidhjes Informatike;
c) Testim software. Këtu përfshihet testimi i funksionaliteteve, të ngarkesës në punë, të performancës, të pranimit, të disponueshmërisë dhe të sigurisë së sistemit softëare;
ç) Disenjim dhe zhvillim sistemesh të komunikimit. Këtu përfshihet analiza, planifikimi, projektimi, zbatimi, vendosja në punë dhe mirëmbajtja e sistemeve të komunikimit të rrjeteve të pajisjeve informatike (LAN/ WAN/ WLAN/ MAN/ SAN/ CAN);
d) Disenjim dhe zhvillim sistemesh të sigurisë. Këtu përfshihet analiza e kërkesave të sigurisë së klientit, projektimi i arkitekturës, instalimet dhe konfigurimet e komponentëve, vendosja në punë, testimet e sigurisë dhe mirëmbajtja përkatëse;
dh) Zhvillim sistemesh migrimi. Këtu përfshihet transferimi i të dhënave dhe infrastrukturës përkatëse nga një teknologji e vjetër në një teknologji të re;
e) Përmirësim/upgrade sistemesh informatike;
ë) Operimi, menaxhimi, suporti i përdorimit, trajnimi dhe auditimi teknik/informatik për sistemet softëare” thuhet në vendim.
I njëjti nënvizon se kompanitë duhet të përmbushin disa kushte që lidhen me faktin që në objekt të akrivitetit të tyre duhet të ketë vetëm veprimtari në fushën e teknologjisë së informacionit, të paraqiten dokumentet përkatës pranë Tatimeve që vërtetojnë aktivitetin përgjatë vitit, kostoja e punonjësve që punojnë në këto aktvitete me listën që dorëzohet në Tatime si dhe një sërë elementësh shtesë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.