Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë në gjysmën e parë të vitit 2017 ka realizuar të ardhura në vlerë prej 36,8 miliardë denarësh, që paraqet për 8,6 për qind më shumë nga periudha e njëjtë në vitin 2016, respektivisht 5,7 për qind më shumë nga të ardhurat e planifikuara për këtë periudhë të vitit.
Drejtoria Doganore kumtoi se në bazë të TVSH-së janë mbledhur 22,05 miliardë denarë, që paraqet për 11,5 për qind, respektivisht për 2,3 miliardë denarë më shumë nga e paguara në periudhën e njëjtë në vitin 2016 dhe për 6,3 për qind më shumë nga të ardhurat e planifikuara nga TVSH-ja, nga dogana 2,5 miliardë denarë, që është për 8,9 për qind, respektivisht për 204 milionë denarë më shumë nga të paguarat në periudhën e njëjtë në vitin 2016 dhe për 4,5 për qind më shumë të ardhurat e planifikuara nga dogana, nga akciza 11,9 miliardë denarë, që paraqet për 4 për qind, respektivisht për 454,1 milionë denarë më shumë nga e paguara në periudhën e njëjtë në vitin 2016 dhe për 5,1 për qind më shumë nga të ardhurat e planifikuara nga akcizat. Nga kompensimet janë mbledhur 307,7 milionë denarë që paraqet për 6,6 për qind, respektivisht për 6,6 për qind, gjegjësisht për 21,9 milionë denarë më pak nga të paguarat në periudhën e njëjtë të vitit 2015 dhe për 1,8 për qind më pak nga të ardhurat e publikuara nga kompensimet.
Drejtoria doganore e Republikës së Maqedonisë, duke mbajtur trend të përhershëm të rritjes së pagesës, pret që t’i plotësojë dhe ta tejkalojë planin për pagesë të shpenzimeve për vitin 2017.