Deutsche Bank AG (DBK), banka më e madhe e investimeve të Evropës, raportoi të ardhura nga tregtimi i borxhit që kanë gjasa të tejkalojnë vlerësimet e analistëve gjatë tremujorit të dytë teksa fitimi para tatimit u rrit 16 për qind.
Të ardhurat nga tregtimi i borxhit dhe këmbimi valutor ishin 1.83 miliard euro (2.5 miliard dollarë), me pak ndryshime nga një vit më parë dhe tejkalojnë vlerësimin mesatare prej 1.63 miliard euro të tetë analistëve të anketuar nga Bloomberg Neës. Fitimi para tatimit u rrit në 917 milion euro krahasuar me një vlerësim prej 702 milion eurosh.
Bankat e investimeve globale po përpiqen të rrisin të ardhurat dhe të shkurtojnë shpenzimet si pasojë e rregulloreve më të ashpra dhe teksa normat e ulëta në nivel record të interesit po reduktojnë të ardhurat nga kreditimi. Deutsche Bank po shpenzon disa të ardhura nga shitja e aksionit prej 8.5 miliard euro gjatë tremujorit për tu zgjeruar në bizneset më fitimprurëse të tregut me të ardhura fikse teksa konkurrentët po tërhiqen.
Fitimi para tatimit në veprimtarinë tregtare dhe investimet bankare u rrit 17 për qind ne 885 milion euro. Kjo rezultoi mbi mesataren e vlerësuar prej 703 milion euro të gjashtë analistëve të anketuar nga Bloomberg.