Pretendimet e Britanisë se eshte një vend ku zbatohet drejtësia dhe shanset janë të hapura për këdo njësoj janë vënë në pikëpyetje nga një sondazh që ka zbuluar se shumica e njerëzve në pozicione me influencë kanë ndjekur dikur shkollat private.
10 muaj përpara zgjedhjeve, kryeministri David Cameron – vetë një ish-nxënës i Eton College, shkolla më prestigjioze private e Britanisë – është në ankth për eleminuar kritikat se partia e tij Konservatore favorizon vetëm më të pasurit në shoqëri. Raporti i ditës së sotme i bën jehonë komenteve të ish-kryeministrit John Major, i cili në nëntor deklaroi se ishte ‘vërtet shokuese’ që elitat e britanisë dominoheshin ende nga persona të arsimuar në shkolla private nga familjet e pasura të klasës së mesme.
Anketa gjithashtu tregoi se shumica e njerëzve në pozita të larta kanë ndjekur Oxford-in apo iniversitetin e Cambridge University, duke përfshirë edhe 75 për qind të gjyqtarëve të lartë, 59 për qind të kabinetit, 50 për qind të diplomatëve dhe 47 për qind të gazetarëve të gazetave.