Të bëni pazar nuk është edhe aq e lehtë sa e mendoni ndaj për të bërë blerje sa më efikase ju duhen të ndiqni disa rregulla që i sugjerojnë ekspertët.
Bëni një listë
Kur jeni në shtëpi bëni një listë të gjërave që dëshironi të blini. Kjo do t’ju mbajë të fokusuar dhe ju ndihmon të bleni ushqime të shëndetshme.
Mos u endni sa andej – këndej
Nëse doni të blini perime dhe fruta, nuk keni pse bëni xhiro nëpër rafte të tjera, por shkoni menjëherë tek vend i duhur
Hani para se të shkoni në dyqan
Kjo mund t’ju duket qesharake, por është një këshillë mjaft e vlefshme. Nëse ju shkoni të blini me barkun bosh të jeni të sigurtë që gjysma e gjërave do t’i fusni në karrocë nuk vlejnë.
Bëni një plan
Mundohuni të bëni një plan ditor apo javor për ato që do të konsumoni. Nëse nuk planifikoni do të bleni ushqime të panevojshme.
Lexoni etiketat
Gjithmonë kontrolloni përmbajtjen. Për të bërë zgjedhjen e duhur nuk shikohet vetëm çmimi.
Blini sipas sezonit
Frutat dhe perimet e sezonit janë më të lira dhe më të mira për t’u ngrënë.
Kontrolloni datën e skadencës
Një aspekt shumë i rëndësishëm : Gjithmonë kontrolloni datën e skadencës.