Përballja me sfidat dhe shmangia e grackave në zgjidhjet IoT
Revolucioni dixhital po vazhdon të zgjerohet me shpejtësi të rrufeshme dhe po përçan në thelb të gjithë aspektet e jetës sonë sociale dhe asaj profesionale. Duket sikur e dëgjuam dje shprehjen “Çdo gjë që mund të bëhet dixhitale, do të bëhet”. Ca më vonë ne kaluam te “Çdo gjë që mund të lidhet, do të lidhet”. Një mori pajisjesh inteligjente tashmë ndërveprojnë me njëra-tjetrën dhe nxjerrin në pah aplikacione të paimagjinuara më parë dhe shërbime inovatore në fusha të ndryshme të biznesit.
Interneti i Gjërave (IoT), termi mbizotërues i cili i referohet një bote dixhitale shumë të lidhur, fillimisht doli në pah si një zhargon i kohës në industrinë globale dixhitale. Sot, IoT ka hyrë në jetën tonë me premtimin për fitime dhe dominim tregu ndaj aktorëve të ekosistemit dixhital, të cilët e përqafuan atë me mënyrën e duhur. Krijuesit e aplikacioneve, prodhuesit e pajisjeve hardware, operatorët e rrjetit, integruesit e sistemit, ofruesit e shërbimeve dhe rishitësit janë disa nga kontribuuesit e shumtë të përfshirë në një rast të zakonshëm të IoT-s.
Ndërmjet këtyre aktorëve, operatorët e shërbimit të komunikimit, janë pozicionuar idealisht për të luajtur një rol kyç në nxjerrjen e modelit furnizues dhe shumë prej tyre kanë themeluar ose kanë planifikuar një njësi të dallueshme biznesi që do të merret me IoT. Jo vetëm që operatorët kanë besimin e klientëve potencialë dhe qasje të drejtpërdrejtë në tregun e synuar, por ata kanë gjithashtu njohurinë e duhur, eksperiencën dhe infrastrukturën për të shpërndarë shërbimin IoT deri në fund dhe të menaxhojnë në mënyrë të efektshme të gjithë vlerën e partneritetit.
Megjithatë, të kërkosh të përfitosh nga ky premtim i IoT-së, do të thotë të përballesh me tri sfida kryesore gjatë ofrimit të zgjidhjeve përfundimtare të IoT: të rimendosh modelet e biznesit, të përziesh dhe të përshtasësh teknologjitë dhe të shkëpusësh biznesin IoT nga infrastruktura.
IoT do të sfidojë modelet ekzistuese të biznesit: Zakonisht, zgjidhjet IoT përfshijnë një ekosistem të ndërlikuar partnerësh dixhitalë, ku secili prej tyre ndjek metoda të ndryshme për shitjet, transferimin e vlerave të shtuara, çmimit dhe asistencën ndaj klientit. Për shkak të kësaj “pëlhure me vlera” heterogjene, modelet tradicionale të biznesit që më parë ishin aplikuar në struktura lineare, nuk janë gjithmonë të përshtatshme për IoT dhe do të duhet të rishikohen bazuar në një realitet të ri.
Zakonisht, ekzistojnë shumë mundësi për përzierjen dhe përshtatjen e shumëllojshmërisë së teknologjive të disponueshme për mbështetjen e zgjidhjeve IoT. Megjithatë, mungesa e praktikave më të mira për përzgjedhjen dhe kombinimin e komponentëve të teknologjisë mund të jetë e ndërlikuar. Bollëku teknologjik mund të rrisë rrezikun e zgjedhjeve jo optimale, duke çuar në performancë degraduese ose barrë kostoje të panevojshme.
Shkëputja e biznesit nga infrastruktura është një tjetër sfidë për pionierët e IoT. Ofruesit e shërbimit zakonisht përfshijnë në portofolin e tyre zgjidhje IoT, që u përshtaten klientëve nga sektorë të ndryshëm të biznesit. Mirëmbajtja dhe operimi i platformave të shkëputura është edhe joeficiente, edhe inefikase për ofruesit e shërbimit. Ajo që na mungon është infrastruktura “horizontale”, e cila mund të ofronte funksionalitete të zakonshme abstrakte dhe mundësi integruese për çdo lloj strukture vertikale biznesi.
Vështirësitë në përballjen me sukses të këtyre sfidave shpjegojnë se pse janë të paktë ata që arrijnë të japin zgjidhje optimale IoT, me gjithë pretendimet për të kundërtën. Megjithëse nuk ka një metodë të vetme, ka kuptim që këto zgjidhje të shihen si një kornizë konceptuese e përgjithshme që bashkon komponentët, funksionalitet dhe aktorët e mundshëm të përshirë në të.
Le të rishikojmë dhe vizualizojmë disa koncepte kyçe që mund të paraqesë një kornizë e tillë IoT në diagramin vijues nga poshtë-lart.
Nënbashkësitë e Gjërave formojnë copëza ose “ishuj” pajisjesh të lidhura që përfshijnë sensorë, matës, indikatorë, aksesorë, telefona inteligjentë ose pajisje të tjera të përshtatshme për një ose më shumë aplikime.
Objektet komunikojnë me njëra-tjetrën duke përdorur teknologji të ndryshme rrjeti (p.sh. LTE, WiFi or LPWA).
Horizontal IoT Enablement & Monetization është përgjegjës për kapitalizimin e aplikacioneve IoT nga struktura të ndryshme dhe përfshin të gjithë përbërësit dhe pikat integruese për realizimin e shërbimit. Horizontal IoT Enablement & Monetization ofron një menaxhim më të mirë të partnerit, bashkëpunëtorëve dhe klientit (korporatat apo individët).
IoT u shërben sektorëve të shumtë të industrisë duke përfshirë jo vetëm shitësit me pakicë, por edhe infrastrukturën publike, transportin dhe logjistikën, kujdesin shëndetësor, shërbimet, rrjetin e gjërave industriale përmes aplikacioneve të shumta. Për shembull, në sektorin e kujdesit shëndetësor mund të vendosen aplikacione për diagnostikim në largësi, qendrat e kujdesit shëndetësor, për monitorimin e pacientit e kështu me radhë.
Si përfundim, “gypat” vertikalë ilustrojnë në një mënyrë abstrakte sesi shërbimet IoT po përhapen në shtresa horizontale.
Edhe pse kjo kornizë mund të duket shumë e drejtpërdrejtë, ajo përfshin një kompleksitet të qenësishëm që kuptohet kur kalon nga faza konceptuale në atë implementuese. Për këtë arsye, duhen pasur në konsideratë shumë elemente.
• Nxjerrja në pah e aseteve të disponueshëm, duke ekzaminuar mënyrën sesi mund të ripërdoren komponentët “horizontalë” (p.sh. rrjeti qendror, bazat e të dhënave etj.) për t’u shërbyer një apo më shumë strukturave; më pas mbushja e hapësirave të mbetura.
• Sigurimi i komunikimit të pandërprerë të pajisjeve dhe mbrojtja e të dhënave sensitive, duke projektuar dhe duke implementuar politika sigurie gjithëpërfshirëse.
• Përballja me një rrymë të dhënash të gjeneruara nga IoT në një mënyrë të përshkallëzuar, të efektshme dhe skeptike nga ana teknologjike, duke ndërtuar të rejat më të fundit teknologjike si Cloud, Big Data dhe Virtualizimi i Rrjetit.
• Realizimi me efektivitet i kapitalizimit të IoT dhe menaxhimi i pandërprerë i partnerëve dhe aleancave komplekse duke futur sistemet e orientuara drejt Iot (analiza e menaxhimit të të ardhurave dhe e Big Data).
• Rritja e vlerës së IoT për klientët e biznesit duke siguruar shërbime mbështetëse (p.sh., trajnim, integrim, konsultim) për të mundësuar shkrirjen e aplikacioneve IoT me mjedisin aktual operues.
Intracom Telecom Albania, pjesë e grupit Intracom Telecom, është një integrator sistemesh ICT dhe ofron njohuri të gjerë dhe eksperiencë të konsoliduar në tregun e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.
Kompania jonë zhvillon dhe ofron një sërë zgjidhjesh të avancuara në fusha si Menaxhimi Eficient i Energjisë, Matës Inteligjentë (Smart Meters), E-Shëndetësi dhe Telemjekësia. Për më tepër, ne kemi zhvilluar elemente kyç të zgjidhjes IoT të mundësuara nga teknologji moderne për Menaxhimin e të Ardhurave, Cloud dhe Big Data.
Ekspertiza e brendshme, thelbësore në të gjitha aspektet e implementimit dhe mirëmbajtjes së sistemeve të mëdha operacionale dhe të biznesit, e ndërthurur me një ekip profesionistësh të dedikuar që kombinojnë biznesin dhe aftësitë teknike, e bën Intracom Telecom Albania një partner ideal kur bie fjala për përballjen me sfidat e IoT dhe gjetjen e zgjidhjeve që gjenerojnë të ardhura.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.